Prioritetet e Republikanëve
Elbasan- Partia Republikane ka çelur të shtunën në mbrëmje fushatën elektorale në qytetin e Elbasanit ndërsa ka prezantuar dhe kandidatët për deputetë të kësaj force politike në këtë qark. ‘Republikanët kanë qenë njerëzit më korrekt në qeverisjen e PD, dhe këtë e kemi bërë sepse kemi pasur të njëjtin vizion, të njëjtin qëllim’, ka theksuar me këtë rast kryetari i kësaj partie Fatmir Mediu, duke shtuar se PR do të vijojë të jetë pjesë e mazhorancës parlamentare.
Sipas zotit Mediu, prona do të shkojë tek i zoti, sepse një vend nuk mund të zhvillohet dhe as të bëhet europian nëse nuk zbatohet Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila përcakton pronën private si të drejtë themelore.
Duke u ndalur në një prioritet tjetër të programit të PR, të përndjekurit politikë, zoti Mediu u shpreh se “të përndjekurit dhe prona janë dy prioritetet që republikanët do ti kenë gjithmonë në fokus".