E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: E ardhmja e sigurt e shqiptarëve kalon nga PR-ja

14/06/2009  Turi i PR-së

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar në Krujë, në vijim të takimeve elektorale, se zgjedhjet e 28 qershorit përbëjnë një moment i rëndësishëm, ku gjithsecili shkon dhe voton për të ardhmen. Duke kërkuar votën e qytetarëve krutanë, Mediu tha se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve kalon përmes PR-së dhe koalicionit të partive të djathta. “Gjithsecili shkon dhe voton për veten e tij, familjen e tij, për Krujën, voton për Shqipërinë që duam, voton për kombin shqiptar që ka një të ardhme të sigurt. Sot në NATO, nesër në Bashkimin Europian”, - ka thënë Mediu. Ai deklaroi se anëtarësimi i vendit në strukturat euroatlantike dhe pranimi i Shqipërisë në një prej aleancave më të mëdha, siç është ajo e NATO-s, vërtetoi edhe një herë se shqiptarët janë qytetarë të denjë në Europë, të cilët dëshmojnë për një Shqipëri të lirë e demokratike. Ai tha se tashmë shqiptarët kanë hedhur një hap të sigurt përpara dhe këtë e konstatojnë edhe ndërkombëtarët. Numri një i republikanëve tha se pas anëtarësimit në NATO Shqipëria konfirmon edhe një herë siguri dhe stabilitet më të madh për investitorët e huaj, të cilët e shohin vendin tonë tashmë si një vend partner. “Ju siguroj se vota juaj për PR-në është vota që do t’i japë një mandat të dytë koalicionit të djathtë për finalizime të tjera suksesesh”, - tha Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›