Qeveria nxit prodhimin e energjisë elektrikë
14/06/2009 Ndryshohet ligji, parashikohet shfrytëzimi i energjive të rinovueshme
Qeveria shqiptare synon të nxisë dhe mbështetëse për ndërtimin e centraleve që shfrytëzojnë energjitë e rinovueshme për prodhimin e energjisë elektrike, i cili do të konsumohet tërësisht brenda vendit. Për këtë qëllim Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit disa ndryshime në ligjin që rregullon veprimtarinë brenda sektorit të energjisë. Sipas këtij projekti,
prodhuesit e pavarur të energjisë elektrike, nga burime jo të rinovueshme energjie, me fuqi të instaluar mbi 50 MW, janë të detyruar të prodhojnë dhe/ose injektojnë në sistemin elektroenergjetik energji elektrike në masën jo më pak se 3 për qind të prodhimit të tyre të përgjithshëm vjetor të vitit pararendës nga centrale prodhuese, që përdorin burime të rinovueshme të energjisë, të certifikuara nga ERE-ja me “Certifikatën e gjelbër”, me vlefshmëri 15-vjeçare, sipas përcaktimit që do të bëjë ERE-ja për këtë qëllim, por që të jenë venë në punë pas nëntorit të vitit 2000. Për periudhën 2009-2012 kuota e përcaktuar më sipër do të rritet çdo vit me 0.75 %. Detyrimi i mësipërm është i përmbushur, nëse ata blejnë sasi të njëjta të energjisë elektrike nga prodhues të tjerë ose nga operatori i sistemit të transmetimit. Në këtë rast detyrimi vlerësohet i përmbushur kur ERE-ja ose institucionet simotra të vendeve nga importohet energjia elektrike kanë një proces të ndërsjellë certifikimi për prodhimin nga burimet e energjive të rinovueshme. Këshilli i Ministrave brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi ligjit do të miratojë mekanizmat e nxitjes së ndërtimit të centraleve që shfrytëzojnë energjitë e rinovueshme, si dhe të përcaktojë masën e incentivave për ndërtimin e këtyre centraleve. Ndërkohë për centralet prodhuese të energjisë elektrike që përdorin burime të rinovueshme energjie të lidhur në rrjetin e shpërndarjes, prodhimi i të cilave është i destinuar për mbulimin e nevojave të klientëve tariforë dhe që nuk përfitojnë certifikatën e gjelbër, Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me ERE-në miraton metodologjinë e llogaritjes së tarifave të shitblerjes së energjisë që prodhojnë. Po ashtu ERE-ja veç të tjerave ka përgjithësinë të kualifikojë centralet prodhuese të ushqyera nga burime të rinovueshme të energjisë, si dhe certifikon energjinë e prodhuar prej tyre me “Certifikatën e garancisë së origjinës” dhe “Certifikatën e gjelbër”, si dhe të hartojë e miratojë rregulla dhe procedura të veçanta për kualifikimin e centraleve prodhuese që përdorin burime të rinovueshme të energjisë, si dhe për certifikimin e energjisë së prodhuar prej tyre me “Certifikatën e garancisë së origjinës” dhe “Certifikatën e gjelbër”, ku përcaktohen: kategoritë e centraleve dhe afatet e vënies së tyre në punë; formula dhe koeficientet llogaritës të sasisë së energjisë elektrike të prodhuar, vlera nominale e certifikatave e shprehur në MWh, etj.
Pas pikës 39 të nenit 3 shtohen pikat 39/1 e 39/2, me këtë përmbajtje:
39/1. “Certifikata e gjelbër”, një dokument zyrtar me kohë të kufizuar të vlefshmërisë, e transferueshme veçmas fizikisht nga energjia elektrike ose nxehtësia e gjeneruesit, të cilin e certifikon, që vërteton prodhimin e një sasie të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme të energjisë apo nga një metodë e kombinuar prodhimi, në të cilën jepen data dhe vendi i prodhimit, centrali gjenerues dhe pronari.
39/2. “Certifikata e garancisë së origjinës”, një dokument zyrtar i patransferueshëm, që vërteton prodhuesin, sasinë e energjisë elektrike dhe të nxehtësisë së prodhuar nga burimet e energjive të rinovueshme, centralin elektrik dhe kapacitetin e tij.”