Prioriteti i NATO-s, Rasmussen: Afganistani, detyra jonë kryesore
Shefi i ri i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Fogh Rasmussen deklaroi në një konferencë për shtyp, e para që kur është zgjedhur në këtë post se prioriteti i parë i NATO-s do të jetë lufta në Afganistan, si dhe negociatat me anëtarët e moderuar talebanë. "Situata në Afganistan do të kërkojë një strategji që përfshin në të njëjtën kohë përpjekjet ushtarake dhe civile për stabilizimin e vendit. Para së gjithash duhet të sigurojmë një përmirësim të gjendjes së sigurisë, por natyrisht opsioni ushtarak nuk është zgjidhja e vetme", theksoi Rasmussen .
Rasmussen tha në ditën e parë të punës, se synon reduktimin e misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja.
"Për Kosovën, qëllimi im është i qartë: deri në fund të mandatit tim, dëshiroj ta shoh KFOR-in e reduktuar në një forcë të vogël të reagimit", tha Rasmussen.
Rasmussen u shpreh se NATO do të vazhdojë të çojë përpara përpjekjet e saj për vendosjen e një partneriteti strategjik me Rusinë, por sipas tij, Moska duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin e fqinjëve të saj. Rasmussen, 56 vjeç, i cili mori të shtunën postin e sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, përballet me shumë sfida në këtë detyrë të lartë dhe më e vështira mbetet ajo e gjetjes së një strategjie fituese në luftën në Afganistan dhe përmirësimi i marrëdhënieve me ish-kundërshtarin kryesor në Luftën e Ftohtë, Rusinë. Ish-kryeministri danez përballet gjithashtu me detyrën delikate të menaxhimit të aspiratave të Ukrainës dhe Gjeogjisë, dy ish-republika sovjetike, të cilave u është premtuar anëtarësimi i mundshëm në NATO, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga Moska. Rasmussen tha se aleanca ushtarake 28-anëtarëshe dhe Rusia ndanin synime të përbashkëta në çështje si lufta kundër terrorizmit, Afganistani, çarmatimi dhe mospërhapja e armëve dhe teknologjisë bërthamore.