Prishen 100 banesa, romet, ne qiell te hapur
Rreth 100 familje kane mbetur pa strehe ne zonen e Tiranes se Re, buze lumit te Lanes. Kjo, per shkak te aksionit qe ka ndermarre Inspektorati i Ndertimit. Keshtu, sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, aksioni po behet per shkak se asaj zone i kane dale pronaret. Ne fakt, duhej se ajo pjese toke kishte pronare, por banesat nuk ishin prishur me pare, sepse atyre nuk u ishte njohur pronesia. Sapo nje gje e tille ka ndodhur, Inspektorati i Ndertimit ka ekzekutuar vendimin e prishjes. Te demtuarit e kesaj ngjarjeje jane pikerisht rreth 1090 familje rome. Ata kane deklaruar se edhe pse s’i kishin shtepite e mira, te pakten kishin nje strehe ku te fusnin koken. Tani s’u ka mbetur me asgje, pervec rrobave qe kane veshur. Romet, pasi kane protestuar dje dhe kane kerkuar te drejten, kane deklaruar se jane te pambrojtur nga shteti. “Sa here qe ngreme nje barake, na e prishin”, jane shprehur ata. Me gjithe faktin se nuk jane pajtuar aspak me vendimin, ata jane detyruar qe t’i lene inspektoret ne punen e tyre dhe te vihen ne kerkim te nje strehe tjeter, ku te ngrene barakat e radhes. Ne ikje, banoret rome, te mbetur tashme te pastrehe kane kerkuar gjetjen e nje zgjidhjeje per strehim, gje qe eshte detyrimi me minimal i nje shteti ndaj qytetareve te tij. Pak kohe me pare rreth 70 familje mbeten te pastreha si rezultat i nje aksioni te ndermarre nga Inspektorati i Ndertimit prane Maternitetit te Ri.