E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sivjet, 7 mije studente me teper

Nevojat per staf pedagogjik, ambiente dhe laboratore mbeten ende te shumta. Shezai Rrokaj eshte i mendimit se duhen rreth 800 pedagoge me shume ne shkalle vendi, per te perballuar fluksin e madh te kuotave qe jane miratuar nga qeveria. Ndersa miratimi i punesimit te 400 pedagogeve duket se eshte nje fillim i mbare, qe do te thote gjysma e punes. Pasi qeveria dha “OK” per shtimin e numrit te pedagogeve me 400, drejtuesit e universiteteve jane entuziaste, e megjithate kane serish disa rezerva. Sipas tyre, rreth 7 mije kuota me teper te miratuara nga qeveria per vitin akademik 2008-2009, do te thote rritje e numrit te studenteve, cka con ne nevoja te medha per rritjen me te madhe te numrit te pedagogeve. Megjithate, lajmi i mire eshte se qeveria reagoi ndaj kerkeses se herepashershme te universiteteve. Keshilli i Ministrave ka celur paralelisht nje buxhet te posacem vetem per te paguar te punesuarit e rinj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›