E Diel, 1 Nëntor 2026

Tokat, nis verifikimi i titujve te pronesise

Titujt e pronesise, qe jane dhene per tokat bujqesore nder vite, do te verifikohen nje me nje. Per te vertetuar nese jane dhene ne perputhje me ligjin, apo jane perfituar ne menyre abuzive. Me gjithe kundershtimin e opozites, Kuvendi miratoi dje me 71 vota pro, 30 kunder dhe 5 abstenime projektligjin per “Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore”.

Padia

Partia Socialiste do te ankohet ne Gjykate Kushtetuese per nismen me te fundit ligjore qe u votua dje ne Kuvend per “Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore”. Gjate mbledhjes se Grupit parlamentar, socialistet vendosen se, nese mazhoranca do te kaloje ligjin, atehere selia roze do te ankohet ne Kushtetuese, per rrezimin e tij, si nje nisme antikushtetuese. Kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj, u shpreh dje ne seance se ligji eshte i turpshem, antikushtetues dhe do te krijoje konflikte te tjera per pronesine. Leskaj u ankua ndaj kompetencave qe i jepen prefektit me kete ligj, i cili fiton te drejten per te hequr titujt e pronesise. “Jane kompetenca te teperta. Po realizoni nje nisme antikushtetuese”, u ankua Leskaj. Opozita u ankua se ne menyre arbitrare me kete ligji do i merren njerezve titujt e pronesise. Por ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, sqaroi se nuk do te hiqen ato tituj pronesie qe jane dhene ne baze te ligjit. “Kjo nisme nuk prek ata qe token bujqesore e kane marre ne baze te ligjeve ne fuqi, por ata qe kane abuzuar e kane perfituar ne menyre te padrejte”, sqaroi Gjana. Pas debateve te zhvilluara, Kuvendi e miratoi me shumice votash projektin qe prej muajsh sorollatet ne komisionet parlamentare, duke i hapur rruge verifikimit te titujve per tokat bujqesore.

Ligji

Projektligji i qeverise i miratuar dje ne Kuvend per “Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore”, parashikon verifikimin e te gjithe titujve te pronesise te dhene per tokat bujqesore. Ky veprim ndermerret per te vertetuar nese titulli eshte marre apo jo ne perputhje me ligjin. Pas verifikimit qe do te kryhet nga Komisioni Vendor i Vleresimit, nese titujt e pronesise dalin se jane ne kundershtim me ligjin, shteti do t’i kerkoj poseduesit te tokes ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre, ai do te mund te kete tapine. Por nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij projektligji ajo do t’ju merret. Kjo procedure parashikohet te kryhet per nje periudhe 3-vjecare. Propozim ky i bere nga Grupi parlamentar republikan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›