Prishen banesat nga punimet, familjarët apelojnë për ndihmë
Banorët e disa familjeve në lagjen "Dëshmorët" të qytetit të Vlorës, kanë lëshuar apelin se banesat e tyre po rrezikojnë të shemben, si pasojë e punimeve që po kryhen nga një firmë ndërtimi për ngritjen e një ndërtese disakatëshe. Punimet në godinën e re kanë shkaktuar dëmtime serioze në banesat ekzistuese.
Edmond Ruçi, njëri nga banorët, tregon se banesa e tij dhe ato të të afërmve të tij janë dëmtuar totalisht, duke marrë krisje në të dyja katet. Ai shprehet se e gjithë kjo situatë ka nisur 2 javë më parë, kur firma e cila po ndërton një godinë shumëkatëshe, pranë banesave të tyre, ka nisur hapjen e gropës mbi të cilën do hidhen themelet e godinës. Banorët e tjerë shprehen se në të dyja katet, shtëpitë tashmë janë bërë të pabanueshme dhe rrezikojnë shembjen. Për këtë arsye që prej disa ditësh familjarët janë larguar prej banesës për shkak të rrezikut që u kanoset atyre dhe fëmijëve të tyre. Pronarët e banesave janë ankuar disa herë, që kur morën vesh se pranë shtëpive do t‘u bënte karshillëk një ndërtese e re shumëkatëshe. Por edhe pse kanë paraqitur kërkesë pranë institucioneve të ndryshme shtetërore për zgjidhjen e kësaj situate, ato nuk janë marrë parasysh. Ruçi shprehet se e vetmja gjë që kërkojnë është respektimi i parametrave të kërkuar për distancën mes banesave. Banorët kanë kontaktuar dhe me drejtuesit e firmës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive. Pronarët shprehen se për këtë çështje duhet të ndërhyjë sa më parë shteti për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme.