Identifikohet grabitësi i dytë, kërkohet një i tretë
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku në tentativë për grabitjen me armë të makinës së një familjeje kosovare, mbeti e plagosur një grua 28 vjeçe, policia e Kukësit ka identifikuar autorin e dytë të ngjarjes. Kështu, pas kapjes së adoleshentit Kadri S., i cili u prangos vetëm disa orë pas krimit, policia ka identifikuar bashkëpunëtorin e 15-vjeçarit, por pa mundur ta prangosë atë. Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Qarkut të Kukësit, Irena Laknori, autori i dytë është mbi 20 vjeç, banues në Kukës, por emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Sipas saj, kërkimet për ndalimin e tij janë shtrirë në një zonë të gjerë, por ende nuk është bërë e mundur prangosja e të riut kuksian.
I njëjti burim ka pohuar se hetimet kanë përfshirë dhe një person të tretë, i cili mendohet se ka ndihmuar në tentativën për grabitjen e familjes së prishtinasve. Mësohet se krahas forcave të policisë së qarkut të Kukësit janë angazhuar dhe uniforma blu të ardhura nga Shkodra, të cilat kanë patrulluar e vazhdojnë të kontrollojnë aksin kryesor rrugor që lidh Kosovën me Shqipërinë. Efektivë të shumtë kanë krehur që prej dy ditësh të gjithë periferinë e Kukësit, si dhe disa fshatra të afërt, ku ka informacione se grupet e minorenëve bashkëpunojnë mes tyre.
Arma e krimit
Zëdhënësja e policisë së Kukësit ka pohuar, se gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, policia ka gjetur armën me të cilën është qëlluar 28-vjeçarja. Një armë automatike kallashnikov, me disa krehra fishekë, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe është dërguar në laboratorin e balistikës në Tiranë për të bërë identifikimin e saktë, nëse është qëlluar me këtë armë apo jo. Gjatë kontrollit në banesë, familjarët e të kërkuarit kanë thënë se nuk ishin në dijeni të vendndodhjes së 20-vjeçarit dhe ishin të shqetësuar për çfarë kishin dëgjuar lidhur me kosovarët.
Ngjarja për të cilën akuzohen dy adoleshentët ndodhi mëngjesin e dy ditëve më parë, kur në afërsi të Urës së Uzinës dy persona të armatosur tentuan të grabisin disa udhëtarë kosovarë që qarkullonin me një automjet në drejtim të Shqipërisë. Pas refuzimit të kosovarëve për t‘u dorëzuar automjetin me të cilin udhëtonin, ata kanë tentuar t‘i trembin duke marrë djalin 8-vjeçar, të Makfire Berishës, e cila ka mbetur e plagosur gjatë përleshjes me grabitësit. Më pas ka qenë kunata e 28-vjeçares së plagosur, që ka identifikuar si autor adoleshentin Kadri.S., por dhe vetë e lënduara, e cila ka mundur të njohë në foto agresorin 15-vjeçar. Ndërkohë, prokurori i rrethit, Xhevahir Lita, ka pohuar se rasti në fjalë cenon lëvizjen e lirë, si dhe ka pranuar se grupet e adoleshentëve janë bërë problem shqetësues, për përfshirjen e tyre në akte vjedhjeje dhe veprash të tjera penale. Ndërkohë, 28-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve dhe të afërmve të saj që kanë ardhur nga Prishtina.