INSTAT: Vijon rritja e çmimeve, në qershor 2.3 për qind më shumë
Indeksi i çmimeve të konsumit në Shqipëri u ul me 0.8 për qind në qershor kundrejt majit, por në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, çmimet janë dukshëm shumë më të larta, bëri të ditur dje Instituti i Statistikave. Hyrja në treg e prodhimit bujqësor vendas duket se nuk ka dhënë ndikimin e zakonshëm në zbutjen e kostos së jetesës këtë verë, ndërkohë që çmimet e ushqimeve po shënojnë vitin e dytë radhazi të rritjes me më shumë se 5 për qind. Sipas statistikave, zarzavatet dhe patatet këtë verë janë 28 për qind më të shtrenjta se një vit më parë, ndërkohë që zakonisht në verë, çmimet e zarzavateve pësojnë rënie dyshifrore. Por kjo gjë nuk ka ndodhur këtë vit. Çmimet e këtyre produkteve sezonale këtë vit janë jo shumë të ndryshme nga çmimet që kanë jashtë sezoni.
Kostoja e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike është rritur me 5.9 për qind. Gati gjysma e shpenzimeve të familjes shqiptare shkon për këtë grup dhe rritja e çmimeve të tyre varfëron pjesën më vulnerabël të shoqërisë, përfshirë pensionistët dhe familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike.
Këtë vit, me rritje të ndjeshme kanë qenë edhe librat shkollorë, për shkak se qeveria ka vendosur të përgjysmojë subvencionimin për këto produkte. Rënia më e ndjeshme e çmimeve është te telefonia, një shërbim që këtë vit po u kushton shqiptarëve rreth 20 për qind më pak se një vit më parë, për shkak të ndërhyrjes rregullative në këtë treg nga ana e Ministrisë së Transporteve shtatorin e kaluar. Me rënie në krahasim me vitin e kaluar janë edhe shpenzimet për veshje e këpucë, si edhe grupi i transportit.
Gjatë muajit qershor, çmimi i naftës shënoi një rritje prej 4.2 për qind dhe çmimi i benzinës 7.6 për qind. Shqiptarët duket se patën vetëm pak javë për ta shijuar rënien e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, për shkak se qeveria i rriti menjëherë taksat sapo u vërejt rënia e çmimit. Edhe zhvlerësimi i lekut kundrejt dollarit dhe euros pati ndikimin e vet në këtë drejtim.