Ulet edhe taksa e ndikimit në infrastrukturë
Bashkë me përgjysmimin real të çmimit të tokës për ndërtuesit pa leje, qeveria propozoi dje uljen me gjashtë herë të taksës për ndikimin në infrastrukturë për pronarët e këtyre ndërtimeve. Me një propozim për ndryshimin e ligjit për taksat vendore, qeveria vendosi të klasifikojë si kategori më vete ndërtimet pa leje dhe të uli taksën e ndikimit në infrastrukturë për këtë kategori në 0.5 për qind të vlerës së ndërtimit. Për ndërtimet me leje, kjo taksë është 3 për qind, ndërsa bashkitë në të gjithë vendin vlerësojnë se edhe 3 për qind është e pamjaftueshme për të garantuar infrastrukturë primare, rrugë, kanalizime e ujësjellës, për ndërtimet e reja. Në këtë mënyrë, qeveria vendos të ndihmojë ndërtimet pa leje në të gjitha drejtimet, ndërsa vijon të persekutojë të gjithë ata që kanë ndërtuar me leje dhe sipas rregullave.
Kryeministri tha se gjithashtu qeveria ul në masën 0.5% të vlerës së banesës për legalizim, taksën e infrastrukturës. "Është bërë dhe një ndërhyrje jashtëzakonisht e domosdoshme për procesin e legalizimit, është ulur taksa e infrastrukturës. Duke qenë se ky është një proces masiv, është vendosur që kjo taksë të jetë 0.5% e vlerës së banesës për legalizim".
Taksa e ndikimit në infrastrukturë përbën pjesën dërrmuese të të ardhurave të bashkive kryesore të vendit. Ajo paguhet për të mbuluar koston që ka komuniteti nga ndërtimi i një pallati apo shtëpie të re.