E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Real Madridi ëshë caktuar përballë Tottenhamit, ndërsa Chelsea do të ketë përballë rivalin e hidhur të Premier Ligës, Manchester United.

Në anën tjetër Real Madridi do ketë përballë befasinë e këtij sezoni, Tottenham, që pasi mposhti Interin për kreun e grupit në fazën grupore, dhe pastaj eliminoi Milanin në 1/8-tën e finales.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka nxjerrë sfida më të lehta për dy fituesit e dy viteve të fundit të kësaj gare. Interi do të ketë përballë Schalken derisa Barcelona në çerekfinale do të përballet me Shakhtar Donetsk.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill, derisa ndeshjet e kthimit më 12 dhe 13 prill

Shorti po ashtu ka përcaktuar edhe sfidat gjysmëfinale. Fituesi i duelit Inter-Schalke do të përballet me fituesin e duelit Chelsea – Manchester United, derisa fituesi i Barcelona-Shakhtar do të ketë përballë fituesin e sfidës Real Madrid – Tottenham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›