E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishen ndërtimet pa leje në Korçë, ndërhyjnë me forcë qytetarët

Ndërhyrja e Bashkisë së Maliqit në Korçë për prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilësuara si kioska, ka shkaktuar përplasje me pronarët e tyre. Këta të fundit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e ndërtimeve duke pretenduar se ndërhyrja është e paligjshme pasi pritet vendimi i

gjykatës për ndërtesat, të cilat sipas tyre janë në proces legalizimi. Kemi vendim për prishjen e objekteve jo që nuk legalizohen por që janë kioska. Pavarësisht se objekti është në proces legalizimi nga Aluizni i Korçës, ata nuk kanë të drejtë të legalizojnë një objekt kioskë, shprehen punonjësit e bashkisë. Aksioni i ditës së premte ka vijuar me prishjen e katër ndërtimeve pa leje.

Last Updated on E Premte, 16 Prill 2010 20:35

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›