E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerohet autostrada në Thumanë, prishja e banesave acaron banorët

Përleshje mes banorëve të fshatit Thumanë të Krujës dhe forcave policore. Situata është tensionuar pas mbërritjes se fadromave për prishjen e disa banesave me qëllim zgjerimin e autostradës. Forca të shumta policie nga Tirana kanë qenë të pranishme në zonë,

ndërkohë që disa prej banorëve janë futur edhe nën fadroma për të mos lejuar zbatimin e urdhrit për prishjen e ndërtesave. Ata pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë qindarkë dëmshpërblim. Banorët kërkojnë nga qeveria që t'i japë zgjidhje kësaj situate, ndërkohë kjo nuk është protesta e parë e tyre, pasi kujtojmë se ata kanë bllokuar edhe herë të tjera autostradën Fushë Krujë-Lezhë.

Last Updated on E Premte, 16 Prill 2010 20:36

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›