E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misionarët e Korpusit të paqes ndalen në Vlorë, në fokus çështjet e mjedisit

Mjedisi ishte në fokusin misionarëve te Korpusit të Paqes. Dega e këtij korpusi në Shqipëri dhe ambasadorët e mjedisit u ndalën në Vlorë, në një takim me studente e të rinj. Drejtori i kësaj organizate për Shqipërinë, Hill Denham, tha se Korpusi i Paqes me një histori më shumë se 80 vjeçare, bazohet në aktivitetin e tij, në principet e lirisë dhe shumëkulturave. Ai theksoi se,

prej vitit 2003, kjo organizatë ka angazhuar në Shqipëri rreth 350 vullnetare të cilët janë të shpërndarë në të gjithë vendin duke punuar në qeverisjen vendore për zgjerimin e kapaciteteve dhe në projekte të ndryshme për zhvillimin e komunitetit. Prefekti Hasan Halili, nënvizoi rëndësinë e pranisë dhe të aktiviteteve të Korpusit të Paqes në Shqipëri, duke u shprehur se, prania e tyre lidhet me vitin 1990, kur ata erdhën për herë të parë këtu, duke u bërë misionarë të zhvillimit.

Last Updated on E Premte, 16 Prill 2010 20:38

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›