E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishet pazari tentojne te vrasin studentin e Juridikut

Katerqind grame kokaine e paster eshte bere shkas per prishjen e lidhjeve te trafikut te droges mes nje studenti te vitit te 5-te te Fakultetit te Drejtesise Kristian Gjyrgji 30 vjec me origjine nga Lushnja

Prishja e pazarit te droges mes dy vellezerve dhe nje studenti te Juridikut per 400 grame kokaine per pak sa nuk i ka marre jeten ketij te fundit. Fatmiresisht ka qene nderhyrja e policise se Shkodres ne bashkepunim me strukturat e Drejtorise se Pergjithshme te Policine se Shtetit ne Tirane qe fale informacioneve te marra ne kohe kane finalizuar me sukses operacionin Kalaja 2 duke parandaluar vrasjen dhe kane vene ne pranga autoret e ngjarjes. Lajmi eshte konfirmuar gjate dites se djeshme nga te dhena zyrtare te Policise se Shtetit sipas te cilave ne pranga jane vene Kristian Gjyrgji 30 vjec lindur ne fshatin Gradish Lushnje dhe banues ne Tirane student ne vitin e 5-te Juridik Tirane Ajet Hoti 20 vjec lindur dhe banues ne lagjen Manush Alimani Shkoder biznesmen artikujsh ushqimore Saimir Hoti 24 vjec lindur dhe banues ne lagjen Manush Alimani Shkoder biznesmen artikujsh ushqimore i vellai si dhe nje tjeter i aferm i tyre Naim Hotaj 19 vjec lindur e banues ne fshatin Palvar rrethi Malesi e Madhe. Policia tha se arrestimi i tyre u be si rezultat i nje pune te mirorganizuar operacionale ku ne baze te informacioneve te marra per veprimtarine kriminale te tyre dhe gjate nderhyrjes se menjehershme te sherbimeve tona policore eshte bere i mundur parandalimi i nje vrasjeje. Po keshtu ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar 400 grame kokaine 1 automatik model 56 2 krehra me fisheke 5 cope kallepe tritol 1 dylbi pushke snajper 1 automjet tip Fiat Punto ngjyre e zeze me targa TR 7960 S 1 automjet tip Volkswagen Golfme ngjyre blu me targa LU 7009 B 1 ciklomotor me ngjyre te zeze pa targa si dhe 6 aparate celulare.

Katerqind grame kokaine e paster eshte bere shkas per prishjen e lidhjeve te trafikut te droges mes nje studenti te vitit te 5-te te Fakultetit te Drejtesise Kristian Gjyrgji 30 vjec me origjine nga Lushnja dhe dy biznesmeneve nga Shkodra Ajet dhe Saimir Hoti te dy banues ne lagjen Manush Alimani te ketij qyteti. Burime nga policia per kete ngjarje kane bere me dije se mos renia dakord ne cmimin e blerjes dhe mosdhenia e shumes se parave te kerkuara ka bere qe dy vellezerit Hoti te kurdisnin planin per asgjesimin e studentit 30-vjecar. Nga ana tjeter aktiviteti kriminal i bashkepunetoreve te trafikut te narkotikut nuk i ka shpetuar vemendjes se agjenteve te policise se Shkodres. Me ane te metodave speciale te hetimit specialistet e policise se Shkodres kane rene ne gjurmet e kater personave. Nderkohe ne dijeni jane vene strukturat perkatese te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit ne Tirane te cilet i jane bashkuar grupit te hetimit. Pas disa dite mbikeqyrjeje ne oret e vona te mbremjes se te enjtes rreth ores 2300 policia ka vene ne jete operacionin e koduar Kalaja 2 me qellim kapjen e te dyshuarve. Nderhyrja e menjehershme e agjenteve te policise ka bllokuar ne flagrance dy vellezerit Hoti si dhe te afermin e tyre 19-vjecarin Naim Hotaj te cilet dispononin armet e duhura per vrasje. Gjithashtu policia ka prangosur edhe studentin e Juridikut 30-vjecarin Gjyrgji.

Pas arrestimeve policia tha se u kryen te gjitha veprimet paraprake hetimore e procedurale ndersa materialet procedurale ne ngarkim te shtetasve te lartpermendur i kaluan Prokurorise se rrethit Shkoder per vepren penale te Vrasjes e ngelur ne tentative Prodhimi dhe shitja e narkotikeve dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake.

Te arrestuar

Kristian Gjyrgji 30 vjec lindur ne fshatin Gradish Lushnje dhe banues ne Tirane student ne vitin e 5-te Juridik Tirane

Ajet Hoti 20 vjec lindur dhe banues ne lagjen Manush Alimani Shkoder biznesmen artikujsh ushqimore

Saimir Hoti 24 vjec lindur dhe banues ne lagjen Manush Alimani Shkoder biznesmen artikujsh ushqimore i vellai

Naim Hotaj 19 vjec lindur e banues ne fshatin Palvar rrethi M. Madhe

Sekuestruar

400 grame kokaine

1 automatik model 56

2 krehra me fisheke

5 cope kallepe tritol

1 dylbi pushke snajper

1 automjet tip Fiat Punto ngjyre e zeze me targa TR 7960 S

1 automjet tip Volkswagen Golf me ngjyre blu me targa LU 7009 B

1 ciklomotor me ngjyre te zeze pa targa

6 aparate celulare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›