E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishja e pazareve ne Itali, perleshje e armatosur ne lokal

Durres- Prishja e pazareve gjate emigrimit ne Itali, dyshohet se ka qene shkaku i nje perleshje te armatosur ne qytetin bregdetar te Durresit rreth mesnates se enjte, me pasoje dy te plagosur. Sherri mes nje tregtari dhe kundershtarit te tij, te sapokthyer nga pertej detit, ka perfunduar me plagosjen e kameriereve te lokalit "Kalipso". Te lenduarit, qe sipas mjekeve jane jashte rrezikut per jeten, identifikohen si Sokol Shengjergji, 28-vjec, njekohesisht vellai i pronares se lokalit dhe S. Rustani, 17-vjec, nipi i nje prej agresoreve, qe u shpall ne kerkim. Burime zyrtare te policise, bene me dije se te dyshuarit e perfshire ne perleshje te armatosur jane Leonard Lusha, 32 vjec, banues ne lagjen nr.13, me profesion tregtar dhe Eduart Meta, (Elezi), 33-vjec, i sapokthyer nga Italia. Policia mblodhi pese gezhoja pistolete ne lokalin ku ndodhi krimi, ndersa nje patrulle e qarkullimit rrugor kapi pas disa oresh ndjekjeje te dyshuarin Lusha, i cili dhe i ka goditur me grushte efektivet. Lusha akuzohet per "tentative vrasje" dhe "kundershtim me force te policise. Ne kerkim u shpall i dyshuari Eduart Meta, qe eshte arratisur.

E. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›