E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonesa nga pala greke në Kapshticë dhe Kakavijë

Sipas burimeve nga pika e Kapshticës, mësohet se sportelet greke punojnë të reduktuara, çka ka sjellë edhe fluksin e madh të kalimtarëve. Radha e makinave në pritje ka shkuar deri në 2 kilometra.

Ndërkohë në Kakavijë, gjatë orëve të natës pala greke punoi vetëm me një sportel, çka krijoi mjaft probleme në lëvizjen e emigrantëve. Radhët e makinave që prisnin të hynin në Greqi gjatë orëve të natës ka qenë mjaft e gjatë, ndërsa situata është stabilizuar gjatë paradites së sotme. Mësohet se pala greke pas orës 07.00 të mëngjesit të sotëm vuri në dispozicion 6 sportele.

Vetëm në 24 orët e fundit mësohet se nga Kapshtica kanë kaluar për në drejtim të Greqisë rreth 5 mijë shtetas shqiptarë.    Gjatë mëngjesit të sotëm nga Shqipëria drejt Greqisë kanë kaluar 4200 shtetas dhe 1100 makina,kurse gjatë 24 orëve të fundit drejt Greqisë kanë kaluar 10200 shtetas dhe 2600 automjete.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›