E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kaos për pajisjen me pasaporta biometrike

Shkak i krijimit të këtij kaosi është mungesa e punonjësve të zyrës së pajisjeve me pasaporta. Fluksi i madh po përballohet vetëm nga një punonjëse, pasi pjesa tjetër janë shpërndarë në disa komuna të tjera të qarkut.

Shumë emigrantë zënë radhët para sporteleve që në orët e mesnatës për të mbaruar procedurat brenda ditës, por ka dhe nga ata që nuk mbarojnë punë dhe janë të detyruar të rizënë radhën ditën tjetër.

Kërkesa e prefektit të Vlorës, Hasan Halili, për të shtuar numrin e punonjësve, nuk është marrë parasysh nga firma që ka fituar tenderin për prodhimin e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit. Firma nuk bën publike shkaqet për krijimin e këtij kaosi, si dhe numrin e aplikimeve deri tani.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›