Prishtina-Podgorica, së shpejti vendosin marrëdhëniet
Qeveria e Malit të Zi shumë shpejt do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, shkruan të premten e përditshmja malazeze Vijesti.
I pyetur nga gazeta nëse vendi do të vendosë marrëdhënie të plota diplomatike, duke përfshirë edhe shkëmbimin e ambasadorëve, kryeministri Millo Gjukanoviq ka thënë se me vetë njohjen e Kosovës nga Mali i Zi, Ministria e Punëve të Jashtme është e obliguar ta rrumbullakojë këtë proces.
Kryeministri malazez nuk pret tensionim të ri marrëdhëniesh me Serbinë, pas vendosjes së plotë të marrëdhënieve diplomatike me Prishtinës, sikur kishte ndodhur me rastin e njohjes së shtetit të ri.