Dell: Reputacioni i Kosovës varet nga 48 orët e ardhshme

Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë u bënë sot thirrje subjekteve politike dhe përkrahësve të tyre që të përmbahen nga veprimet e dhunshme, duke tërhequr vërejtjen se ditët në vazhdim do të jenë thelbësore për reputacionin e Kosovës në planin afatgjatë.
Ambasadori i SHBA-së, Christopher Dell, theksoi se zgjedhjet kaluan në mënyrë të qetë dhe demokratike, derisa nuk ndodhën rastet e fundit, njëri në Deçan dhe tjetri në Mitrovicë.
E gjithë bota i ka sytë në ju dhe krejt çka ndodhë brenda 48 orëve të ardhshme në vendin tuaj, ndikon në reputacionin tuaj në të ardhmen. Është përgjegjësi e liderëve të subjekteve politike, të atyre që janë në pushtet dhe atyre në opozitë, që ta vendosin interesin e Kosovës para interesave të tyre partiakë, apo emocioneve që ata i ndjejnë për momentin, ka thënë Dell, transmeton KosovaPress.
Ambasadori amerikan i bëri këto komente në një konferencë të ENEMO-s, organizatës evropiane që do ti vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë. Dell, sikurse dhe përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, i cili po ashtu merrte pjesë në konferencë, porositën vëzhguesit evropianë se roli i tyre në ditën e zgjedhjeve do të jetë thelbësor.
Po qarkullojnë thashetheme për mashtrime. Duhet të jeni të vetëdijshëm se ky është Ballkan. Mentaliteti konspirativ është i fuqishëm, është vështirë që të tregohet se akuzat nuk qëndrojnë...Roli juaj si vëzhgues nga jashtë është thelbësor, sepse njerëzit këtu i konsiderojnë të huajt më objektivë, më korrektë, raportues më të besueshëm për çështjet e brendshme, ka thënë Dell.
Edhe Feith u ka kërkuar vëzhguesve që të jenë syçelë në ditën e zgjedhjeve. Duhet thënë se keqpërdorimet mund të ndodhin vetëm pasi që të fillojnë votimet, kur njerëzit fillojnë të hedhin votat e tyre. Prandaj, prania juaj në qendrat e votimit është mbrojtje kundër mashtrimit.
Ju kërkojmë që të jeni të vëmendshëm se çka po ndodh me votat, kutitë kur të numërohen dhe transportohen në komuna, në mënyrë që të jemi të sigurt se këto zgjedhje, me shpresë, do të arrijnë standardet ndërkombëtare, ka shtuar ai.
Ndërkaq, udhëheqësi i ENEMO-s, Darko Aleksov, ka bërë të ditur se 108 vëzhgues do të jenë të pranishëm në 36 komuna në ditën e zgjedhjeve. Ai ka thënë se do të mundohen që të vizitojnë sa më shumë vendvotime.
Kryesore çka ne kemi si sfidë është përcjellja e tërë procesit zgjedhor, që të jemi prezentë në vendvotime dhe të monitorojmë me aq sa mundemi. Në këtë drejtim metodologjia dhe standardet ndërkombëtare nuk na lejojnë neve që ti përmendim sfidat për të cilat mendojmë se do ti kemi në ditën e zgjedhjeve. Çdo qytetar që e ka të drejtën që të ushtrojë të drejtën e votës dhe pa asnjë sfidë që nënkupton në fund të ditës që procedurat, do të përmbyllet në mënyrën më të rregullt dhe të hënën do të dalim me raportin e zgjedhjeve, ka thënë Aleksov.
Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, përveç nga vëzhgues ndërkombëtarë, do të monitorohen edhe nga 2 400 vëzhgues vendës të koalicionit Demokracia në Veprim.