Withers e trojka evropiane takojnë Topallin: T'i jepet fund krizës politike

Ambasadori amerikan John Withers dhe trojka evropiane kanë zhvilluar një takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Takimi i ambasadorit Withers, atij të OSBE-së, Robert Bosch, të KE-së, Hemlut Lohan, të ambasadorit suedez e spanjoll me Topallit u zhvillua në kryesinë e Kuvendit. Ambasadori Withers pas takimit me Topallin ka kërkuar që t'i jepet fund krizës politke. "Dialogu duhet t'i japë fund krizës politike, dialogu duhet të arrijë një kompromis", tha ambasadori. Sipas Withers bojkoti i opozitës nuk është në të mirë të vendit.
Disa ditë më parë, ambasadori amerikan pati një takim edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi.
Disa ditë më parë, ambasadori amerikan pati një takim edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi.