E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi zhgënjen trajnerin e Rapidit. Pakult ndoqi Tirana-Elbasani

Nga Franc Hoxha

Golashënuesi më i mirë i dy sezoneve të fundit në kampionatin shqiptar, sulmuesi i Tiranës, Hamdi Salihi gjatë merkatos së janarit mund t'i japë lamtumirën kryesuesëve të kampionatit shqiptar. Salihi, i konsideruar nga Oto Baric si "Gerd Myleri shqiptar", konsideratë që kroati ia ka përcjellë edhe drejtuesve të klubit të famshëm austriak, Rapidi i Vjenës, mund të veshë fanelën në fillim të vitit të ri. Klubi 110-vjecar austriak, 34 herë kampion, është në krizë dhe renditet në vendin e fundit. Lajmin e jep një sitet më të mëdha sportive austriake Sport1.at. Sipas saj, trajneri Peter Pakult është në kërkim të përforcimeve, për të shpëtuar klubin nga rënia një kategori më poshtë. "Ne duhet të kërkojmë lojtarë të rinj", është shprehur manaxheri i skuadrës së famshme austriake, Austria e Vienës, duke patur parasysh merakton e janarit. Me këtë strategji, klubi austriak , buxheti i të cilit vlerësohet në 11 milionë euro dërgoi në Tiranë dy nga njerzit më të rëndësishëm: trajnerin Pakult dhe manaxherin e ekioit Stefan Ebner, të cilit dëshironin të shihnin nga afër kualitetin e sulmuesit. Të dy asistuan në ndeshjen e së shtunës së kaluar Tirana-Elbasani(2-0), ku sulmuesi shkodran i Tiranës, shënoi dhe golin e parë. Trajneri i përfaqësueses shqiptare, kroati Oto Baric është shndërruar në adhuruesin kryesor të Salihit, qysh nga miqësorja e Shqipërisë kundër diletantëve të VFB Pumerstijn, ku Hamdiu shënoi brenda 45 minutash, pesë nga tetë golat e fitores 8-0. Oto Baric e ka cilësuar shpesh në bisedat me miqtë e tij austriake Salihin si „Gerd Müller Albaniens", duke mos rreshturi së thurruri lavde ndaj tij. Tek Rapidi, golashënuesi më i mirë është kroati 26-vjecar Mate Bilic, që ka shënuar vetëm 5 gola në 17 ndeshje (0.29 gola për ndeshje), në një kohë që rendimenti i i 22-vjecari Salihi është 11 gola në 12 takime (0.91 gola për ndeshje). Nisur edhe nga konsideratat e ish-trajnerit të përfaqësueses austriake dhe njërit prej më të respektuarit aty, kroatit Baric, dy përfaqësuesit e klubit 110 vjecar mbërritën në "Qemal Stafa", panë lojën e Salihit, që sipas tyre nuk luante si sulmues i mirëfilltë, por pas pykës (Sinanit) dhe për me tepër me karakteristikat e një mesfushori ofensiv. Në këtë pozicion, shkruan gazeteri Stephan Schëabl, më të mirë se shqiptari, janë më të mirë kroati Mario Bazina dhe gjermani 26-vjecar Steffen Hofman. Rapidi është duke testuar disa lojtarë dhe për momentin konsiderohet si klubi ku "njëri vjen, një ikën". I fundit që është testuar është mbrojtësi nga Korea e Jugut, Ho Jin Lee që është ende nën kontratë me Rasing Santander. Numrat e Salihit 11 Gola ka shënuar gjatë 12 javëve të sezonit 2006-2007, Hamdi Salihi duke qenë edhe kryesuesi i klasifikimit special të golashënuesve. Pas tij vinë Plaku (Apolonia) me 9 gola dhe Sinani (Tirana) me 8 gola. 29 Gola shënoi sulmuesi shkodran gjatë sezonit 2005-2006, duke fituar për herë të parë edhe "Këpucën e Artë" e shoqëruar edhe me një shpërblim prej 1.500 eurosh të akorduar nga Federata Shqiptare e Futbollit. 3 Me tre ekipe është aktivizuar deri tani 22-vjecari, Hamdi Salihi. Fillimet e tij sportive i ka në Shkodër me Vllazninë, më pas në Greqi me Panionos dhe së fundi, prej dy sezonesh aktivizohet me Tiranën. 1 Trofe ka fituar Hamdi Salihi gjatë karrierës së tij sportive. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka fituar sezonin e kaluar Kupën e Shqipërisë me Tiranën, finale e fituar kjo kundër Vllaznisë Kush është Rapidi i Vjenës Rapidi i Vjenës është një klubet më të vjetra në Austri, i themeluar në vitin 1899. Klubi ka një buxhet prej 11 milionë eurosh. Rapidi është 34 herë kampion i Austrisë, 14 herë fitues i Kupës së Austrisë, 3 herë fitues i Superkupës së Austrisë, si dhe numëron shumë pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve, Kupën UEFA, etj. Presidenti i i klubit është Rudolf Edlinger, ndërsa trajner Peter Pakult. Aktualisht, Rapidi i Vjenës mbyll tabelën e klasifikimit me 17 pikë në 18 ndeshje, me 3 fitore, 8 barazime dhe 7 humbje. Kampionati austriak ka 10 ekipe dhe ndeshjet luhen në katër faza.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›