E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi magjeps greket

Nga Aurel Pepa
Kryeredaktor i "Metropol Sport"

Nuk kanë të mbaruar lavdërimet e medies greke për paraqitjen e mrekullueshme të Indrit Fortuzit në ndeshjen e së dielës. "Zogut" i kanë mjaftuar vetëm pak minuta aktivizimi në fund të ndeshjes Larisa–Iraklis që të kthehet në heroin e bardhebluve selanikas me atë gol të mrekullueshëm të shënuar në minutën e katërt shtesë, duke i dhuruar skuadrës së tij fitoren e parë në kampionat. Pas këtij goli të magjishëm, dje në cdo faqe të parë të gazetave sportive greke fotografia e sulmuesit shqiptar zinte një vend të spikatur. Gati të gjitha gazetat e shtypit sportiv si dhe adresat elektronike të tyre kanë pasur nga një speciale për Fortuzin. Aq të impresionuar kanë ngelur grekët nga goli i Fortuzit, sa e kanë krahasuar atë me një prej legjendave të Iraklsit, Basili Haxhipanajis. "Vasja", sic thirret ish-ylli i Iraklisit, ka luajtur me bardheblutë e Selanikut dhe kombëtaren helene në vitet '70-të dhe mbahet si lojtari më i madh që ka dalë nga kjo skuadër ndër vite. Por përvec golit të bukur dhe tri pikëve mjaft të vyera që i dhuroi skuadrës së tij, paraqitja e Fortuzit vlerësohet nga media helene edhe për vetë faktin se ai kishte plot 14 muaj pa luajtur dhe për më tepër ishte futur në "karantinë" nga Iraklisi. Ish-trajneri Kofidhis nuk e kishte grumbulluar as edhe një herë në grupin kryesor të skuadrës, por përsëri sulmuesi shqiptar nuk u dorëzua, duke dhënë shembullin më të mirë të një profesionisti të vërtetë. Fortuzi jep shembullin më të mirë Kjo ka qenë ideja e disa shkrimeve në gazetat sportive helene. "Një njeri që tashmë përbën një shembull për të gjithë ata që mendojnë të braktisin dicka që e duan", - skruan gazeta më e madhe sportive greke "Sportime". Kështu, Indrit Fortuzi me golin e shkëlqyer që shënoi nga një anë i dhuroi Iraklisit fitoren e parë në kampionat, nga ana tjetër fitoi një "luftë" mujore që ai ka zhvilluar pas një historie të gjatë, që ka filluar që më 25 tetor të 2005. Ishte java e 4-ët e kampionatit të kaluar në ndeshjen e OFI-Iraklis, kur sulmuesi shqiptar kishte hyrë si ndërrim në 76' dhe pas 11 minutash lojë dëmtohet mjaft rëndë. Diagnoza: këputje minisku. Pasojat: 8 muaj jashtë fushave të blerta. Sulmuesi tiranas kthehet në stërvitje në fund të sezonit të kaluar, por në verë trajneri Savas Kofidhis i thotë hapur se nuk e llogariste për sezonin e ri. Ditët kalonin dhe Fortuzi nuk arrin të gjejë një skuadër tjetër dhe qëndron përsëri në Selanik, duke vazhduar rregullisht stërvitjen me Irakslisin. Megjithatë, sa herë që pyetej se cfarë e mbante në këtë skuadër ai përgjigjej: "Unë vazhdoj të stërvitem rregullisht. Ndihem mirë me shëndet dhe të shohim se cdo të ndodhë. Unë jam lojtar i Iraklisit." "Zogu" krahasohet me futbollistin legjendë të Iraklisit Aq të impresionuar kanë ngelur grekët nga goli i Fortuzit, sa e kanë krahasuar atë me një prej legjendave të Iraklsit, Basili Haxhipanajis. "Vasja", sic thirret ish-ylli i Iraklisit, ka luajtur me bardheblutë e Selanikut dhe kombëtaren helene në vitet '70-të dhe mbahet si lojtari më i madh që ka dalë nga kjo skuadër ndër vite. "Pas asaj që ndodhi në Larisa, ekzagjerimet janë të lejueshme dhe nuk e teprojmë aspak kur themi se cmimi ‘Oskar' i kësaj jave i shkon Basili Haxhipanajisit të ringjallur në fytyrën e Indrit Fortuzit", - shkruan "Sportime". Lojtari i javës Pas kësaj paraqitje të "Zogut" kuptohet që edhe vlerësimet e specialistëve kanë qenë me nota maksimale. Kështu, Fortuzi është vlerësuar nga rubrika e përjavshme e "Sportime" si lojtari i huaj më i mirë i javës dhe së bashku me Maxhion e Panathinaikosit të dy kanë qenë lojtarët më të mirë të gjithë kampionatit për këtë javë. "Të themi se nuk e kishim harruar se ekzistonte në grupin e lojtarëve të Iraklisit, do t'ju gënjenim, por me sa duket nuk kemi qenë të vetmit, - thuhej në rubrikën e "Sportime". - Indrit Fortuzi nuk ekzistonte fare në listën e mbrojtësve të Larisës dhe kështu ai arriti që në minutën e 94-ët t'i "fëlliqte" TË GJITHË ( me germa kapitale është vënë nga gazetari grek), duke shënuar një nga golat më të bukur të këtij sezoni. Duke u bazuar në nivelin individual që paraqiti në këtë ndeshje, Fortuzi është me diferencë të madhe lojtari më i mirë i kësaj jave. Pas kësaj paraqitje dy janë përfitimet e futbollistit shqiptar: së pari, skuadra e tij siguroi fitoren e parë në këtë kampionat; së dyti, Selanikasit thanë se goli i Fortuzit u kujtonte Basili Haxhipanajisin. Vlerësim më i madh se ky për Fortuzin nuk ekziston." Fortuzi: E dua Iraklisin, prandaj nuk u largova Megjithëse ishte shpallur i padëshiruar, Indrit Fortuzi nuk u largua në fillim të sezonit nga Iraklisi. Shumëkush habitej se si një sulmues si ai, që nuk i mungonin ofertat, pranonte këtë poshtërim që i bëhej nga Kofidhis, por përgjigjen e ka dhënë vetë Fortuzi tani që është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes. "Kam kaluar caste shumë të vështira pas dëmtimit, por nuk desha të largohesha. Unë e dua këtë skuadër dhe kjo dashuri më mbajti tek Iraklisi, - ka deklaruar "Zogu" për radion "Libero 107.4". - Tek Iraklisi më ka mbajtur shpresa se do të më jepej një shans i dytë. Asnjëherë nuk kam dashur të iki nga Iraklisi. Në verë pata shumë oferta për të lëvizur, por unë dëshiroja të vazhdoja këtu. Këto tri javë besoja se mund të ndihmoja skuadrën. Mbase dikush nuk kishte besim tek unë, por unë isha gati si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht." Besoi te goli "Kur mora topin, desha të pasoja menjëherë për Papapostolun, por më pas vura re se mund të ecja përpara vetë. Pas driblimit të dytë kisha bindjen se mund të shënoja, kështu që vazhdova vetë", - është shprehur Fortuzi pas mbarimit të ndeshjes. Është më se normale që një golashënues i vjetër si Fortuzi të ketë besim te vetvetja pas gjithë atyre viteve eksperiencë dhe ky besim nuk e ka zhgënjyer trajnerin Bubenko. "Zogu" me atë gol të magjishëm jo vetëm i ka treguar trajnerit dhe tifozëve të Iraklisit se mund të mbështeten tek ai për t'i ndihmuar për të dalë nga vendi i fundit, por është një shembull për të gjithë ata futbollistë shqiptarë që e quajnë karrierën e tyre të mbyllur që në moshën 28–29-vjecare. "Zogu", edhe pse së shpejti mbush 33-vjec, as që e mendon tërheqjen nga fushat e blerta, ku vazhdon që "të fluturojë". * * * Faqet e para të gazetave greke Sportime: "Përmendore Fortuzit. Shqiptari i harruar i dhuroi Iraklisit fitoren e parë në kampionat." Metrosport: "Fortuzi rrëmben ‘dajakun'. Pasi kaloi gjithë mbrojtjen e Larisës, dhuroi një fitore të vyer." FOS: "Larisa pëson atak. Iraklisi bën sefte me një supergol të Fortuzit." Filathlos: "Falë Fortuzit, Iraklis ‘arratiset' me fitoren në minutën e 94-ët." Goal news: "Golara. Fortuzi, me një gol magjik në minutën e fundit të shtesës, i ka dhuruar fitoren Iraklisit."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›