Kupa, nesër “ekzekutohen” tetë ekipe. Grupi II

TIRANA-ERZENI
(Ndeshja e parë 2-1)
Fituesit në fuqi do të presin Erzenin që drejtohet nga trajneri i mirënjohur Hysen Dedja. Në ndeshjen e parë, fituesit në fuqi të Kupës vuajtën jo pak, teksa arritën të fitonin vetëm në minutën e fundit
Erzeni, që në turinaparaardhës eliminoi Tomorin, Shijakasit kaluan të parët në avantazh me anë të Arapit në minutën e 54, ndërkohë që Tirana, në një ditë tjetër të errët të saj, barazoi dy minuta para përfundimit me një goditje të lirë të ekzekuttuar mjeshtërisht nga mesfushori i bardhebluve dhe i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, ndërsa Eldorado Merkoci, tashëm i përjashtuar nga Tirana realizoi golin e fitores 2-1. Tirana-Erzeni do të gjykohet nga treshja Meta-Qirici-Koka.
PARTIZANI-LUSHNJA
(Ndeshja e parë 1-0)
Braziliani Zhunjor, ai që i dha fitoren e cmuar Partizanit në ndeshjen e zhvilluar në Lushnjë, prej disa ditësh është larguar drejt atdheut të tij, por goli i shënuar prej tij, mund të vendosë fatin e kualifikimit të Partizanit. Zhunjor nuk është i vetmi që do të mungojë në sfidën kundër Lushnjës, por bashkë me të janë dhe patriotët e tij, Kardek dhe Leandro dhe për më tepër do të mungojë ish-trajneri Neptun Bajko. Tekniku Hasan Lika do të përballojë një tjetër koleg me emër si Ilir Gjyla, teksa skuadra e Lushnjës është ndër më të mirat e Kategorisë së Parë. Partizani-Lushnja do të drejtohet nga Taullaraj-Molla-Salaj.
VLLAZNIA-LUFTËTARI
(Ndeshja e parë 1-1)
Vllaznia dhe Luftëtari do të takohen sërish pas vetëm katër ditësh, por këtë radhë në "Loro Borici". Gjirokastritëve u "djeg" akoma humbja e parë në shtëpi (2-3), e shkaktuar po nga Vllaznia. Në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin "Gjirokastra" dy skuadrat u ndanë në barazim 1-1: gola të Gaxhaj për Luftëtarin dhe Milic për Vllazninë. Avantazhi i fushës dhe gjendja psikologjike ndihmon më shumë Vllazninë, të cilës i mjafton edhe një barazim i thjeshtë 0-0 për të kaluar më tej. Vllaznia-Luftëtari do të drejtohet nga treshja Velcani-Shkëmbi-Jorgji.
TEUTA-APOLONIA
(Ndeshja e parë 2-1)
Teuta, tre herë fituese e Kupës së Shqipërisë do të përballet me Apoloninë, me avantazhin e fitores në transfertë (2-1), që duket se e lehtëson shumë punën e trajnerit Sulejman Starova. Në takimin e parë fierakët kaluan të parët në avantazh me anë të Memës, por golat e Vilës dhe Vrapit i dhanë fitoren e cmuar durrsakëve. Apolonia e vendit të fundit në kampionat do të bëjë të gjitha përpjekjet për t'u kualifikuar, përballë një Teute që nuk ka humbur asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni në kampionat dhe kupë. Teuta-Apolonia do të gjykohet nga Nasse-Bejko-Bejtja.
* * *
Kupa e Shqipërisë
Cerkefinalet
Grupi I
1.ELBASANI-TURBINA
Disha-Lamaj-Elezi
2.DINAMO-SKËNDERBEU
Gashi-Agaraj-Zeka (Shijak)
3. BESA-KASTRIOTI
Metohia-Rexha-Miho
4.SHKUMBINI-FLAMURTARI
Abeshi-Lamce-Bimi.
Grupi II
1.TIRANA-ERZENI
Meta-Qirici-Koka
2.PARTIZANI-LUSHNJA
Taullaraj-Molla-Salaj
3.VLLAZNIA-LUFTËTARI
Velcani-Shkembi-Jorgji
4.TEUTA-APOLONIA
Nasse-Bejko-Bejtja
Shënim :Ndeshjet fillojne ne oren 13:00.
Ndeshjet e para
Grupi I
TURBINA - ELBASANI 2-0
Andi Shtrepi 36', Uka 48'
SKËNDERBEU - DINAMO 2-3
Ngjela 15', Frashëri 71'/ Qorri 6', Gudjabi 9', Bajrami 16'(ag)
KASTRIOTI - BESA 3-0
Ziambo 63', Abazaj 65', Kalari 86'
FLAMURTARI - SHKUMBINI 1-4
F.Xhafa 20'/ R. Dervishi 11', 29', 85'(p), 87'
Grupi II
ERZENI - TIRANA 1-2
Arapi 54'/ Klodian Duro 88', Merkoci 90
LUSHNJA - PARTIZANI 0-1
Zhunjor 53'
LUFTËTARI - VLLAZNIA 1-1
Gaxhaj 56'/ Milic 85'
APOLONIA - TEUTA 1-2
Mema 53'/ Vila 58', Vrapi 72'