Prishtina beson në titull

Sigal Prishtina i ka prezantuar dy basketbollistët e huaj, me të cilët është përforcuar për garat e Kupës së Kosovës dhe ato të play-off-it në një konferencë për media të mbajtur të premten në kryeqytet.
Bëhet fjalë për amerikanin Alex Carcamo dhe reprezentuesin kamerunas, Gaston Essengue, të dy këta që luajnë në pozitat katër dhe pesë. Mësohet se të dy këta lojtarë janë mjaftë kualitativë dhe atraktivë për shikues.
Përforcimet e klubit bardh e kaltër nuk kanë pasur më parë informata rreth basketbollit kosovar. Megjithatë, ata jenë të gëzuar që do t’i mbrojnë ngjyrat e klubit më të suksesshëm kosovar.
“Më parë nuk kam dëgjuar rreth basketbollit të Kosovës. Por, mbrëmë pash një ndeshje të ekipit tim dhe më pëlqeu. Jam i entuziazmuar me pritjen që më është bërë dhe unë do ta jap maksimumin nga vetja ime”, ka thënë amerikani Alex Carcamo.
Njëjtë është shprehur edhe reprezentuesi i përfaqësueses së Kamerunit, Gaston Essengue.
“As unë nuk kam dëgjuar për basketbollin tuaj, por menaxheri imë më ka njoftuar pasi që mora ofertën. Më pas pash edhe disa xhirime dhe më pëlqyen. Jam pritur mirë këtu dhe shpresoj që ta ndihmojmë maksimalisht klubin për t’i arritur objektivat e veta”, deklaroi Essengue.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kapiteni i skuadrës bardh e kaltër Edmond Azemi, i cili shprehu bindjen e tij se Sigal Prishtina me këto përforcime do t’ia dalë ta rrëmbejë Kupën e Kosovës dhe ta mbrojë titullin e kampionit.
“Me rikthimin e trajnerit Arben Krasniqi dhe ndihmësit të tij Fikret Shatri, por edhe me këto dy përforcime, unë besoj se do t’i fitojmë të dy trofetë. Si gjithmonë, edhe kësaj radhe unë jam optimist se do ta fitojmë Kupën dhe titullin dhe nuk kam dilema në këtë”, tha Azemi.
Ndërkohë, anëtari i Këshillit Drejtues të Sigal Prishtinës, Veton Kajtazi, pohoi se transferimi i këtyre dy basketbollistëve është bërë pas konsultimeve me kryetrajnerin Arben Krasniqi, i cili nga e premtja i është rikthyer punës pas dorëheqjes që e pati ofruar ditë më parë.
“I kemi bërë këto përforcime pas konsultimeve me trajnerin Arben Krasniqi, me qëllim që të paraqitemi sa më mirë në garat për Kupë dhe për titull. Jemi të vetëdijshëm se do ta kemi vështirë përballë Pejës, Trepçës e Bashkimit, të tria këto të përforcuara dhe për të cilat kemi respekt. Më së vështiri mendoj se do ta kemi në luftën për Kupë, sepse ato gara zhvillohen në Mitrovicë. Megjithatë, shpresojmë t’i arrijmë objektivat tona”, theksoi Kajtazi.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe anëtarë të kryesisë së tifozëve prishtinas Plisat, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për t’i siguruar shërbimet e lojtarit amerikan dhe atij kamerunas.
“Ne në bashkëpunim me Këshillin Drejtues dhe me dashamirët e klubit e kemi siguruar një pjesë të mjeteve për t’u përforcuar, kurse pjesën tjetër do ta sigurojmë nga shitja e biletave, por edhe në gjetjen e sponsorëve tjerë. Ne jemi të bindur se kjo sakrificë do të na shpaguhet me Kupë dhe titull të kampionit”, nënvizoi kryetari i Plisave, Sami Dili.
Sigal Prishtina këtë vit synon ta fitojë titullin e pestë, po ashtu edhe Kupën e pestë rresht, nën drejtimin e kryetrajnerit më të suksesshëm kosovar, Arben Krasniqi.