E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi i lënduar, por i kërkuar

Menaxheri i Giuseppe Rossit ka bërë të ditur se sulmuesi i lënduar i Villarrealit, vazhdon të jetë i shumëkërkuar nga klube të mëdha evropiane pasi lëndimet e rënda ia kanë ulur çmimin.

“Sigurisht se pagesa e një futbollisti i cili nuk mund të luaj para marsit 2013 përfaqëson një investim për të ardhmen. Por, shumë klube vazhdojnë të jenë të interesuara”, deklaroi Federico Pastorello për Radio Kiss Kiss.

Reprezentuesi italian lëndoi ligamentet e gjurit në tetor të vitit të kaluar kurse pësoi dëmtim të njëjtë para se të kthehet në fushë në prill.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›