Prishtina fundos Lirinë, kthehet në krye

Prishtina është sërish lidere në Superligën e Kosovës në futboll. Bardhekaltrit kanë arritur ta mposhtin në Prizren Lirinë me rezultat 1:3, në kryendeshjen e xhiros së njëzetekatërtë të Superligës. Në fakt, në një farë mënyre bardhezinjtë e kanë mposhtur vetveten, pasi i shënuan dy autogola.
Liria ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 20-të me golin që e ka shënuar Admir Mehja. Por, Prishtina e ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 76-të, me autogolin që e ka shënuar Vedat Muriqi.
Azem Ahmeti në minutën e 84-të nga pika e bardh ia doli ta qoj skuadrën e tij në epërsi prej 2:1, kurse dy minuta më vonë Agon Dellova shënoi autogol për 1:3. Prishtina tani prinë në tabelën e klasifikimit me 45 pikë, një më shumë sesa Vëllaznimi, i cili barazoi të shtunën në duel me Trepçën. Kjo ishte humbja e tretë rresht për prizrenasit të cilët me 27 pikë konsiderohen të rrezikuar për tu larguar nga elita.