Dzeko fton Modricin në City

Sulmuesi Edin Dzeko i ka bërë thirrje mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modric ti bashkohet atij në Manchester City gjatë verës pasi beson se klubi mund të ofrojë “gjithçka që ai ka nevojë”.
Modric, 26 vjeç, kishte shprehur dëshirën e tij të largohet nga White Hart Lane vitin e kaluar kur kërkohej nga Chelsea. Por, Tottenham refuzoi tri oferta për të dhe ai nuk lëvizi. Megjithatë, ai vazhdon të jetë objektiv i shumë skuadrave përfshirë Cityn.
“Të gjithë janë pas tij, por do të më pëlqente nëse do të vinte në City. Këtu do të ketë gjithçka që ka nevojë. Ligën e Kampionëve, luftën për titull dhe pagën e mirë”, deklaroi Dzeko për The Sun.