Gjilani - Hysi, ndahen në barazim
Në fakt, Hysi ka kaluar në avantazh prej 0:1 në minutën e 64-të nëpërmjet Florim Bërbatovcit. Gjyqtari anësor e ngriti flamurin duke dhënë shenjë që goli u shënua nga pozita jashtë-loje. Por, gjyqtari kryesor Sokol Domi e pranoi atë gol, me ç’rast u revoltuan vendasit dhe kjo bëri që edhe tifozët të futen në fushë. Me këtë rast, ndeshja është ndërprerë për rreth 15 minuta.
Më pas ajo vazhdoi, derisa Ismet Ramushi i Gjilanit i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 82-të, por njëkohësisht kishte shumë ndërprerje dhe zvarritje të zhvillimit të lojës.
Tabela
1. Prishtina 24 17 45
2. Vëllaznimi 24 7 44
3. Trepça '89 24 13 42
4. Drita 24 6 39
5. Hysi 24 11 36
6. Besa 24 3 35
7. Drenica 24 -1 30
8. Trepça 24 -7 27
9. Liria 24 -8 27
10. Lepenci 24 -9 27
11. KEK-u 24 -14 21
12. Gjilani 24 -18 21