E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lepenci e Drenica ndalën Trepçën ‘89 e Besën

Lepenci – Trepça ’89 0:0

Kandidati për titull të kampionit, Trepça ’89 nuk ka mundur të fitoj më shumë sesa një pikë në Kaçanik përballë Lepencit. Kjo pasi përballja mes tyre ka përfunduar pa gola. Kështu, mitrovicasit mbeten në vendin e tretë të tabelës me 42 pikë, tri më pak sesa lideri Prishtina. Ndërsa, Lepenci mbetet në pozitën e dhjetë me 27 pikë.

Besa – Drenica 1:1

Drenica e ka fituar një pikë shumë të rëndësishme në luftën e saj për mbijetesë, pasi në Pejë ka luajtur baras me Besën, 1:1. Në fakt, pejanët kanë kaluar të parët në avantazh prej 1:0 me golin që e ka shënuar Haxhi Zeka në minutën e 10-të. Kurse, shifrat në 1:1 Drenica i ka barazuar në minutën e 14-të falë autogolit që e ka shënuar Fisnik Papuqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›