Goli i Carrollit vlejti 35 milionë funte

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka lavdëruar sulmuesin Andy Carroll që shënoi golin e fitores 2-1 ndaj Evertonit që siguroi kalimin në finale të FA Cup.
Carroll iu bashkua Liverpoolit në janar të vitit të kaluar nga Newcastle Unitedi për rekord 35 milionë funtesh. Por, deri më tani ai nuk ka arsyetuar çmimin e lartë të paguar për të nga gjiganti i Premierligës. Por, Carragher lavdëroi paraqitjen e Carrollit kundër Evertonit.
“Për mua, ai gol në vetë vlejti 35 milionë funte. Andy shënoi në fund dhe gëzimi ishte i papërshkrueshëm. Nuk do të mund të falja veten nëse do të humbnim 1-0 për faj të gabimit tim”, deklaroi Carragher për The Guardian.
“David Moyes tha se i gjithë shteti deshi që Evertoni të fitonte, por mendoj se ai harroi se ne kemi tifozë të veçantë të cilët na përkrahin dhe besojnë gjithmonë”, përfundoi ai.