E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni më i mirë për Dortmundin

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka thënë se skuadra e tij është në prag të “sezonit më të mirë” pas afrimit për mbrojtjen e titullit në Bundesligë.

Fitorja 2-1 ndaj Schalke 04, të shtunën, e përcjellë nga barazimi 0-0 mes Bayern Munichut me Mainzin bëri që Dortmund të ketë nevojë të mposhtë Monchengladbachun të shtunën e ardhshme për të rrëmbyer titullin.

“Jemi duke kaluar sezonin më të mirë në jetë, së paku sa u përket pikëve. Por, ka ende deri në fund dhe vetëm atëherë do të shohim nëse kemi për çka të festojmë”, deklaroi Klopp për mediet gjermane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›