Prishtina me 23 pika karburantesh brenda vendbanimeve

Prishtinë, 31 gusht - Pika e karburanteve “Bingo Benz”, në lagjen “Tophane”, përgjatë rrugës “Kuvendi i Lezhës”, është vetëm një midis shumë të tjerave në qytetin e Prishtinës, që është e ndërtuar brenda vendbanimeve, shkruan sot Koha Ditore. Asaj inspektorët e Drejtorisë së Inspektorisë, të hënën, ia kanë dhënë një aktvendim, në të cilën është urdhëruar që menjëherë t’i largojë pompat dhe rezervarët nga nëntoka. “Ato janë vendosur pa leje komunale”, është shkruar në aktvendim.
Pronari i kësaj pike, Ukshin Menxhiqi, mendon se vetëm atij i ka rënë në qafë Komuna e Prishtinës, për të mos e lejuar që ta zhvillojë veprimtarinë. Sipas tij, ka pika karburantesh në Prishtinë që punojnë pa licencë dhe pa leje pune, por, sipas tij, askush dhe as kryetari nuk merret me to.
Se ka pika karburantesh që punojnë edhe pa leje pune e kanë pranuar edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të cilët kanë thënë se janë në gjendje të dinë vetëm sa të tilla funksionojnë me leje pune në kryeqytet, por assesi sa janë duke punuar.
“Ne mund ta dimë vetëm sa kanë leje pune në qytetin e Prishtinës, por nuk mund të themi se sa janë duke punuar. Për këtë do të duhej ta dinin zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, të cilët kanë lëshuar licenca”, ka thënë Isak Mehmeti, shef i Sektorit të Ekonomisë dhe të Zhvillimit në Drejtorinë e Ekonomisë. Ndryshe, ai ka saktësuar se në kryeqytet, afër vendbanimeve, janë duke punuar me leje pune 23 pika karburantesh.
Pronari i kompanisë “Bingo Benz”, Ukshin Menxhiqi, shprehet se edhe ky e ka licencën nga Ministria e Tregtisë, se e ka edhe një leje të Komunës.
“Isa Mustafa po tenton të më diskriminojë mua. Ai e di se në kryeqytet ka edhe pompa të tjera të benzinës që punojnë pa asnjë leje, mirëpo ndaj tyre nuk është i interesuar të ndërmarrë asgjë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, kryetari i Prishtinës, Mustafa, mosdhënien e lejeve të reja për veprimtari të pompave të benzinës e arsyeton me atë se ato paraqesin rrezik për banuesit përreth tyre.
Ai madje është shprehur se në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që të ndërtohen pika karburantesh afër vendbanimeve në kryeqytet. Ndërsa për pikat e karburanteve që janë ndërtuar para shumë vjetësh, por që janë, po ashtu, në afërsi të shtëpive apo të ndërtesave kolektive në kryeqytet, Mustafa ka theksuar se nuk do të merret me to.
“Unë nuk do të merrem me pompat që kanë punuar para mandatit tim, por nuk do të lejoj që gjatë mandatit tim të ndërtohen pompa të reja të benzinës në kryeqytet”, ka theksuar Mustafa në një prononcim publik.
Kjo deklaratë nga përfaqësues të opozitës së Komunës së Prishtinës është vlerësuar si mjaft e pamatur dhe që lë për të dyshuar.
“Në rastin e pompave të benzinës duhet të respektohet ligji dhe jo vjetërsia e problemeve. Ajo që paraqet rrezik nuk duhet të shikohet se ç’vjetërsi ka, por duhet të trajtohet si e tillë”, ka thënë shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në KK, Shemsi Veseli. Ai ka thënë se deklaratat e kësaj natyre të kryetarit Mustafa lë të kuptohet se ai vërtet po përdor standarde të dyfishta.
Sipas tij, problemet që kanë qenë dhe që kanë vazhduar të jenë ende duhet trajtuar nga ata që e kanë mandatin, pavarësisht se kur e kanë marrë mandatin.
“Qytetarëve u intereson që të jenë të rehatshëm dhe asgjë tjetër”, ka thënë ai.