Prishtina ndal hovin e Dritës
Prishtina sërish ka marrë lidershipnin në Superligë. Bardhekaltrit e arritën këtë pasi në shtëpi mposhtën Dritën me rezultat 2:1, të cilës i shkaktuan edhe humbjen e parë këtë sezon.
Të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit kanë dominuar plotësisht në këtë takim i cili u përcoll nga një numër i madh i shikuesve ku atmosfera ishte e shkëlqyeshme e krijuar nga tifozët Plisat dhe Intelektualët.
Pjesa e parë përfundoi baras edhe pse kryeqytetasit patën rast të qind për qind për të shënuar por goditja e Elhami Berishës në minutën e 44’t shkoi mbi portë.
Edhe pjesën e dytë prishtinasit e nisën furishëm dhe në minutën e 60’të arritën të shënojnë nëpërmjet Ardain Kozhanit. Ky i fundit në minutën e 78’të realizoi sërish por kësaj radhe nga pika e bardh.
Krejt çka arritën gjilanasit ishte goli i realizuar nga Leonit Abazi katër minuta pa përfunduar takimi. Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Bekim Isufi prano se Prishtina domino përball tyre.
“Prishtina e ka merituar fitoren, ka luajtur shumë mirë dhe ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Ne kemi luajtur mirë vetëm në dhjetë minutat e fundit. Nuk është fundi i botës me humbash prej Prishtinës. Neve na mbetet ti përmirësojmë gabimet”, tha Isufi.
Në anën tjetër edhe trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi tha se skuadra e tij triumfoj me meritë. “E këna merituar fitoren dhe shpresoj që i kemi kënaqur shikuesit me lojë të bukur, Kemi luajtur mirë dhe kemi krijuar shumë raste dhe fitorja ka qen plotësisht e merituar”, ka deklaruar ai.
Në minutën 71’të ndeshja është ndërprerë për disa minuta, pasi tifozët prishtinas dhe ata gjilanas filluan të hedhin gjësende në drejtim të njëra tjetrës. Gjithçka u qetësua menjëherë pas intervenimit të policisë.
Pas 11’të xhirove të zhvilluara Prishtina kryesin renditjen tabelore me 23 pik, një më shumë sesa Drita dhe Vëllaznimi që ndajnë pozitën dy dhe tre.
Liria mposhti Drenicën
Skuadra e Lirisë ka shënuar fitore të madhe përballë Drenicës me rezultat minimal 2:1. Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar baras derisa në pjesën e dytë bardhezinjtë u treguan të rrezikshëm.
Në minutën e 51’të Alban Guci me një goditje të fortë nga distanca kaloi në epërsi Lirinë 1:0. Vetëm dhjetë minuta më vonë Admir Mehja dyfishoi epërsinë e prizrenaseve 2:0. Shtatë minuta pa përfunduar takimi Bardhyl Kaqiu ka ngushtuar epërsinë e vendasve në 2:1 nga pik a bardh. Me këtë fitore Liria ka tubuar 10 pikë tri më pak sesa Drenica.