E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhirohet një “jashtëtokësor” në Brazil (Video)

Gazeta britanike, “The Sun”, ka publikuar një video, e cila sipas saj dëshmon për ekzistencën e UFO-ve.

Videoja është xhiruar në xhunglën e Amazonës. Mendohet se është xhiruar nga dy turistë britanikë, të cilët nuk janë identifikuar. Specialistët thonë se kjo është një e vërtetë e madhe dhe do të jetë e vështirë për ta hedhur poshtë.

Videoja thonë ata, vjen nga një zonë e njohur për aktivitetin intensiv të UFO-ve dhe kjo tregon mjaft qartë se “të huajt” janë të interesuar për këtë rajon, për shkak të diversitetit të tij.

Krijesa është pak metra larg një drite të cilët ndodhen pas shpinës së një grupi fëmijësh. Kjo vazhdon të mbajë gjallë pyetjen a jemi të vetmit në univers?

Kur kamera fokusohet tek dy fëmijë, pas shpinës së tyre shfaqet edhe imazhi i dyshimtë.

Gjithsesi nuk është shumë e qartë nëse bëhet fjalë për diçka jashtë tokësore apo thjeshtë për trungun e një peme.

Shkrimtari për ndodhitë paranormale, Michael Cohen, thotë se imazhi na detyron të besojmë dhe është e vështirë të injorohet ajo që tregohet në të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›