Prishtina në finale

Sigal Prishtina ka kaluar në finale të play-off-it të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll, pasi të enjten mbrëma e ka mposhtur si mysafire Pejën me rezultat 64:73, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.
Kjo ishte fitorja e dytë që prishtinasit e arritën në gjysmëfinale të play-off-it ndaj pejanëve, pasi bardhekaltrit edhe të hënën i patën mposhtur në kryeqytet verdhezinjtë në ndeshjen e parë me rezultat 79:60.
Në çerekun e parë të këtij takimi, Sigal Prishtina dominoi plotësisht, falë efikasitetit në gjuajtje për tri pikë dhe mbrojtjes së fortë. Andaj kjo periudhë loje përfundoi me rezultat 13:28.
Ndërsa, në çerekun e dytë pejanët ishin të barabartë me prishtinasit, pasi ky çerek u përmbyllë me rezultat 16:17 për bardhekaltrit, përkatësisht me rezultat të përgjithshëm, 29:45 për mysafirët.
Në çerekun e tretë, Peja shpërtheu. Verdhezinjtë – të udhëhequr nga Dragan Pushiq – e përmbyllën këtë çerek loje me rezultat 21:12 në favor të tyre, por megjithatë rezultati i përgjithshëm, 50:57, ishte në favor të bardhekaltërve.
Në çerekun e fundit të takimit Sigal Prishtina iu rikthye efikasitetit, pasi këtë pjesë loje e përfundoi me rezultat 14:16, dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar, 64:73.
Duhet theksuar se edhe në këtë takim, sikurse para pak kohësh në Mitrovicë, u shfaqën sjelljet e këqija të tifozëve. Kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 38 sekonda pa përfunduar ky takim, publiku filloi të hedhë në parket gjë sende të forta, me ç’rast gjyqtari Xhelal Mumini u qëllua në kokë me një mjet të fort, dhe nuk ishte në gjendje ta kryente deri në fund punën e tij.
Me këtë rast, policia me urdhër të delegatit të ndeshjes e largoi publikun nga palestra, për tu zhvilluar edhe ata sekonda të fundit të ndeshjes.
Në finale për titullin e kampionit, Sigal Prishtina do të ballafaqohet me Trepçën ose Bashkimin. Të dyja këto ekipe kanë fituar nga një takim ndaj njëra tjetrës, andaj duhet të luhet edhe një ndeshje ndërmjet mitrovicasve dhe prizrenasve për tu kuptuar më pas emri i skuadrës tjetër finaliste.