Pacientët janë prekur nga gastro-enterit i rëndë
Autori i Lajmit: red.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në një vendim të dytë banorët janë rekomanduar të mos përdorin ujin që rrjedh në çezma
Analizat e kryera pas gjendjes së krijuar në qytetin e Poliçanit në qarkun e Beratit, ku më shumë se 78 qytetarë përfunduan me probleme në spital, tregojnë se ata janë prekur nga një gastro- enterit i rëndë, i cili është shkaktuar nga uji i pijshëm. Drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, gjatë një konference për shtyp tha se nga hetimi epidemiologjik dhe analizat e kryera rezulton se pacientët nga Poliçani nuk janë prekur nga një dizanteri klasike, por nga gastro-enterit i rëndë. Duke informuar për gjendjen në këtë qytet, Bejtja tha se në dy ditët e fundit kanë kërkuar trajtim mjekësor 2 pacientë me simptoma të gastro-enteritit, ndërsa në spitalin e Beratit u shtruan 2 të tjerë, të moshuar, me probleme jo të natyrës infektive, por të rënduar nga gastro-enteriti. Nisuar nga analizat mikrobiologjike, mbi bazë të mostrave të marra nga pacientët, drejtori Bejtja tha sesi nga specialistët e ISHP-së ashtu dhe ata të spitalit të Beratit, u identifikua prania e Shigella Flexner Tp 3 në 80 për qind të mostrave, dëshmi e qartë e agjentit shkaktar. Ai sqaroi se nga hetimi epidemiologjik rezulton se mundësitë më të mëdha janë për një shpërthim të shigelozës me natyrë hidrike, ku vektor ka qenë ujësjellësi i Poliçanit. Duke u ndalur tek masat e marra, Bejtja tha se është punuar ngushtësisht me ISHP-në dhe autoritetet shëndetësore lokale, qoftë të Skraparit apo të Beratit, si dhe është mbajtur lidhje e ngushtë me pushtetin vendor të Poliçanit. Personeli i laboratorit të Beratit është vënë në dispozicion të banorëve të Poliçanit, ndërkohë që ekipi i ISHP-së dhe MSH është vazhdimisht në terren. Ndërkohë, është rritur numri i monitorimeve, çdo ditë në 6 pika të ujësjellësit, si dhe është bashkëpunuar me mediat lokale për të dhënë këshilla sanitare për publikun. Pas bllokimit të ujësjellësit për 12 orë, të enjten dhe të premten, tashmë është rekomanduar të mos konsumohet uji i pijshëm deri në një vendim të dytë. Ndërkohë, është rritur niveli i klorit në norma emergjencash. "Janë këshilluar të gjithë banorët, që kanë shenja të sëmundjes, që të kërkojnë ndihmë mjekësore, ndërsa të gjithë pacientëve të regjistruar u është kërkuar që të paraqiten herë pas here në qendrën shëndetësore për të marrë mjekimin e përshtatshëm me antibiotikë,- tha Bejtja, sipas të cilit, është duke u monitoruar situata në mënyrë intensive nga MSH, ISHP dhe DSHP Berat. "Besojmë se falë këtyre masave, shpërthimi epidemik është vënë nën kontroll dhe rastet e reja, të pakta në numër, janë pasojë e infektimit të para 3-5 ditëve. Në ndonjë rast pacienti është infektuar nga kontakti i ngushtë me familjen",- përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008