Universiteti i Durrësit hap dyert për 1100 studentë
Autori i Lajmit: red.
Rreth 1100 kuota pranimi për studentët propozon Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës për vitin akademik 2008-2009. Vetëm 100 kuota më shumë nga një vit më parë do të jenë në dispozicion të studentëve që do të aplikojnë për studime të larta në Durrës. Universiteti hapi dyert e tij në vitin akademik 2006-2007 me rreth 1.000 studentë. Dje në MASH, rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Mithat Mema, në kuadrin e Këshillimit të Karrierës, informoi të gjithë maturantët për degët që ofron ky institucion. Kandidatët për universitet do të kenë mundësi të aplikojnë në degët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Administrimit me kohëzgjatje normale 3-vjeçare me dy degë, dega Shkencat e Administrimit dhe dega Menaxhim-Turizëm. Gjithashtu, mund të studiojnë në Fakultetin e Edukimit me kohëzgjatje 3-vjeçare në degët Cikli i Ulët dhe Gjuha Angleze. Në vitin e dytë akademik, duke u nisur nga nevojat e tregut të punës, të identifikuara nga Universiteti, u hap dega e re e Ekspertit në Proceset e Formimit pranë Fakultetit të Edukimit. Një mundësi tjetër për kandidatët e rinj është Shkolla e Lartë Profesionale në degët Bachelor Infermieri (e vetmja 3-vjeçare në këtë fakultet) me kohëzgjatje 2-vjeçare, Asistent Ligjor, Specialist Rrjetesh Kompjuterike, Ndihmës Dentist, Asistent Administrativ, Menaxhim Ndërtimi, Teknologji Automobilash si dhe Menaxhim Transporti Detar e Tokësor. Studentët që përfundojnë studimet në degët që ofrohen pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Administrimit, Fakultetit të Edukimit dhe dega e Infermierisë së Përgjithshme pranë Shkollës së Lartë Profesionale, duhet të kualifikohen në të 180 kreditet ETCS dhe kanë një kohëzgjatje minimale prej 3 vitesh. Diploma që përfitohet është Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) “Bachelor” në përputhje me nenin 26 pika 1.1 paragrafi c të ligjit për Arsimin e Lartë. Duke qenë se kurrikulat e të gjitha degëve të kësaj diplome janë të ndërtuara në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, ajo është lehtësisht e konvertueshme si brenda po ashtu dhe jashtë vendit. Degët e tjera pranë Shkollës së Lartë Profesionale janë programe studimi për degë të natyrës profesionale shumë të kërkuara nga tregu i punës. Kohëzgjatja normale e këtyre degëve është minimalisht 2 vite akademike dhe me përfitimin e 120 krediteve ETCS, bazuar në nenin 26 pika e 4 përfitojnë diplomë. Edhe për këto degë diploma që lëshohet bën të mundur transferimin e krediteve të përfituara në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit për të përfituar diplomë të një niveli më të lartë.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008