E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina (s)e do Sahitin

Edhe pse ia kanë besuar detyrën e trajnerit Ejup Mehmetit, drejtuesit e FC Prishtinës vazhdimisht po hulumtojnë ‘tinëz’ se kush mundë të jetë pasardhës i Kapitit, në rast ky i fundit kikson sërish në shtëpi në duel me Ferronikelin.

Burime të gazetës Express brenda klubit bardhekaltër bëjnë të ditur se përveç Afrim Tovërlanit, kandidat për ta marrë drejtimin e Prishtinës është edhe Muharrem Sahiti.

Mirëpo, futja e trajnerit gjilanas në listën e kandidatëve ka shkaktuar ndasi tek anëtarët e Kryesisë së Prishtinës. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, disa anëtar të kampionin aktual po e kundërshtojnë ardhjen e Sahitit në krye të ekipit bardhekaltër.

Këtë e arsyetojnë me faktin se trajneri gjilanas nuk është njeriu adekuat për ta udhëhequr Prishtinën në këtë edicion, në të cilin synon ta mbrojë titullin e kampionit.

Një gjë të tillë ata e thonë duke e marrë parasysh karrierën e deritashme të Sahitit, i cili

nuk ka arritur asnjë sukses me skuadra që i ka udhëhequr, madje disa nga to edhe e kanë humbur statusin e anëtarit të Superligës.

Ata insistojnë ta rikthejnë Tovërlanin, me të cilin për dy vite rresht ishin shpallur kampionë dhe e kishin fituar një Superkupë. Këtë e kanë parasysh edhe tifozët prishtinas ‘Plisat’, të cilët haptazi e kanë kërkuar rikthimin e Tovërlanit, në postin e trajnerit të skuadrës së tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›