Prishtinë, arrestohet serbi, mbante fanelën e Lëvizjes serbe çlirimtare
Tre serbë të Kosovës janë ndaluar sot nga Policia kosovare. Sipas policisë menjëherë pas ndalimit është bërë kontrolli i shtëpive i të ndaluarve.
GJILAN- Tre serbë të Kosovës janë ndaluar sot nga Policia kosovare. Sipas policisë menjëherë pas ndalimit është bërë kontrolli i shtëpive i të ndaluarve. Në shtëpinë e dyshuarit Predrag Gjorgjeviç, 31 vjec në fshatin Kufcë e Epërme të Gjilanit, janë gjetur dy pushkë automatike AK-47 dhe armë të tjera e municione si dhe fanela me mbishkrime në gjuhën serbe dhe angleze “Lëvizja Serbe Çlirimtare Antiterroriste Gjithmonë Para të Gjithëve”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari Gjorgjeviç do të mbahet i ndaluar 72 orë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë u liruan.
(O.Zh, BalkanWeb)