Prishtine flasin analistet per qeverine e re

Analistët në Prishtinë vlerësojnë se Qeveria që pritet pas votimeve më 9 janar nuk do të jetë e qëndrueshme nëse në të nuk përfshihen të paktën tre parti parlamentare. Analisti Halil Matoshi thotë se PDK nuk do ta ketë aspak të lehtë që të krijojë qeveri të qëndrueshme, duke marrë parasysh refuzimin e LDK-së, AAK-së dhe Vetëvendosjes, dhe për këtë arsye ai mbështet idenë e një qeverie teknike e cila do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Nëse nuk mund të ndërtohet një qeveri stabile, një koalicion qeveritar stabil, ku presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi në këtë rast do të duhej që të thirr një tryezë të gjitha subjektet politike në Kosovë qoftë parlamentar dhe jo parlamentare dhe nga ajo tryezë të nxjerrë me dekret një qeveri kujdestare ose teknike e cila do ta menaxhonte vendin deri në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme që do të përgatiste drejtë zgjedhjet e lira dhe të ndershme sepse pikërisht te kutia e votimit fillon ose mbytet demokracia e një vendi”, tha Halil Matoshi, Analist politik.
Analisti Shkëlzen Maliqi ndërkaq thotë se një qeveri e qëndrueshme do të mund të ndërtohej vetëm nëse në të krahas Aleancës Kosova e re të Behgjet Pacollit përfshihet edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt.
“Koalicioni më stabil do të ishte, PDK-AAK-AKR, ndoshta edhe me disa qarje të brendshme në disa prek këtyre subjekteve e sidomos në AAK, nëse një pjesë e AAK-së vendos me hy bashkë me AKR, prapë do të ishte një qeveri mjaftë stabile ndoshta me mbi 70 mandate në Kuvend”, tha Shkëlzen Maliqi, analist politik.
Ndërkohë, ndërsa Thaci vazhdon bisedimet, Presidenti i AKR-së, Bexhet Pacolli, ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e një koalicioni në të cilin do të merrte pjesë edhe AAK-ja, ndërsa nuk ka fshehur ambicien për të qenë president i Kosovës.
Shkëlzen Osmani