E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi shperthim ne fabriken e prodhimeve ushtarake

Një pjesë e fabrikës "Liria", që prodhonte pjesë për përdorim ushatarak, në Cacak në Serbinë Qendrore, është goditur nga një valë shpërthimesh. Sic bën të ditur agjencia e lajmeve dhe radio B92 e Beogradit, shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 16:30 në një depo të izoluar të fabrikës, dhe me shumë gjasa nuk ka asnjë viktimë.

Disa shpërthime më të vogla janë dëgjuar më pas. Policia ka bllokuar hyrjen për në fabrikë, ndërsa vlerësimi i dëmeve pritet pasi të kalojë rreziku i shpërthimeve.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›