Prishtine, kandidatet fushate tek te pastrehet

Salihu ka premtuar se do te ndertoje nje objekt ne lagjen e Matit per personat e moshuar pa perkujdesje familjare, per t’ju ofruar mundesi strehimi dhe kujdes shendetesor.
“Jemi para shtepise per personat e moshuar, qe eshte e vetmja shtepi ne vend. Do te angazhohem qe ne bashkepunim me qeverine e Kosoves, perkatesisht Ministrine per Pune dhe Ceshtje Sociale, te behet bartja e pergjegjesive ne komune per kete fushe”, ka deklaruar Salihu.
I pyetur per rrenimet e objekteve ilegale te ndermarra nga kryetari i komunes se Prishtines, Isa Mustafa, Salihu i ka quajtur veprime qe po ndermerren nen presionin e fushates parazgjedhore.
“Brenda nje mandati qeverises te pastreheve te kryeqytetit do t’iu ndertohen shtepite”. Ka qene ky premtimi i kandidatit te AKR-LDD per Prishtinen, Vegim Gashi, i cili ka vizituar 22 familjet qe jane te vendosura ne disa objekte te pabanueshme ne qender te kryeqytetit.
“Praktikisht e kam permendur edhe me heret se ne ditet e para te mandatit tim do te therras nje konference nderkombetare dhe do te krijoj nje fond per crrenjosjen e varferise. Ne kete fond do te kontribuohet me pjese prej buxhetit te komunes, por edhe nga donatoret e huaj dhe bizneset. Permes ketij fondi do te luftohet varferia, do te mundesohet qe familjeve te pastreha t’iu sigurohet strehim dhe do te zhvillohen programe per zvogelimin e papunesise”, ka pohuar Gashi.
Gashi vazhdoi aktivitetin e tij elektoral duke u takuar me te pastrehet edhe ne lagjen e Veternikut, ku jetojne ne nje gjendje te mjeruar edhe shume familje te tjera.
Ne vazhden e akuzave ndaj qeverise se Kosoves, kandidati i LDK-se per Prishtinen, Isa Mustafa vleresoi te premten se qeveria Thaçi nuk do te kete jete te gjate.
Keto komente ai i beri pas takimit me te rinjte e Prishtines ne pallatin e rinise dhe sporteve ne kryeqytet. “Qeveria e Thacit nuk do ta kete jeten e gjate duke pare deshtimin e saj ne realizimin e premtimeve qe ka bere”, ka deklaruar Mustafa.
Ai theksoi se nuk do te lejoje rrenimin e pallatit te rinise ashtu sic eshte vleresuar me heret nga qeveria, vetem nese nje gje te tille kerkohet nga qytetaret.
Ndersa kandidati i AAK-se per Prishtinen, Besnik Tahiri sot u fokusua me shume ne strategjine, sic tha ai, te gabuar qe po perdorin kunder kandidatet e tij gjate fushates zgjedhore.
Ne nje konference per media ai tha se kjo behet sepse kandidatet e partive te tjera qe synojne ta marrin Prishtinen nuk kane programe konkrete per zhvillimin e kryeqytetit.
Tahiri tha se strategjia e tij per dy javet e ardhshme te fushates elektorale do te tregoje vendosmerine e tij per t’i dhene nje oferte te qarte qytetareve te Prishtines, gje qe sipas tij do te ndryshoje ne esence gjendjen e tanishme.