E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëheqësit e BE-së kompromis për Traktatin e Lisbonës

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë një takimi në Bruksel ranë dakord për formulimin e një marrëveshje, e cila do të hiqte pengesën e fundit për hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës.
Traktati synon ta bëjë me funksional procesin e vendimmarrjes së bllokut 27 anëtarësh. Hyrja në fuqi e tij është shtyrë për shkak të refuzimit që i ka bërë nënshkrimit të dokumentit presidentit çek, Vaclav Klaus.
Klaus ka argumentuar se Karta e të Drejtave Themelore të BE-së, i mundëson gjermanëve etnikë të dëbuar nga Çekosllovakia pas Luftës së Dytë Botërore, që të kërkojnë pronat e tyre atje.
Udhëheqësit e BE-së ranë dakord që ta lejonin Republikën Çeke që të mos e nënshkruante Kartën.
Një zëdhënës i presidentit Klaus tha se ai nuk do të ngrinte shqetësime të tjera.
Marrëveshja e arritur në Bruksel tani duhet të hapë rrugën që z. Klaus, një euroskeptik i zjarrtë, të përfundojë procesin e ratifikimit të Traktatit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›