E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, fushata acaron raportet mes liderëve serbë

Subjektet politike serbe të Kosovës kanë filluar t'i acarojnë marrëdhëniet në prag të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit, duke e akuzuar njëri-tjetrin për korruptim dhe blerje të votave.
Akuzat fillestare kanë nisur ndërmjet Lëvizjes Serbe të Rezistencës në njërën anë dhe Partisë së Pavarur Liberale në anën tjetër. Akuzat për lojë të ndyrë në kuadër të fushatës, tashmë janë shndërruar në akuza për korruptim të zgjedhësve dhe blerje të votave.
Momçillo Trajkoviç, kryetar i Lëvizjes Serbe të Rezistencës, thotë se ka argumente për një numër rastesh, ku Partia e Pavarur Liberale po ndikon te zgjedhësit përmes dhënies së parave, dhurimit të lavatriçeve, druve për djegie, etj.
"Këtë është duke e bërë Partia e Pavarur Liberale dhe ne kemi argumente. Kemi deklarata të njerëzve, argumente në letër dhe video-regjistrime. Kjo ka të bëjë me mënyrën më perfide të blerjes së njerëzve dhe votave të tyre. Kjo është e ndaluar edhe me Kushtetutën e Kosovës, edhe me të gjitha ligjet e të gjitha shteteve normale", thotë Trajkoviç.
Ai shton se e gjithë kjo nuk ka të bëjë me ndonjë formë të lobimit, por me korruptimin e njerëzve të varfër të bashkësisë serbe dhe të asaj rome.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›