Prishtinë, mbyllet aeroporti ndërkombëtar
PRISHTINE-Aeroportit ndërkombëtar i Prishtinës është mbyllur për qarkullim që nga mesnata e deri në ora 14:00 të ditës së sotme, për shkak të çrregullimit të trafikut ajror në Evropë. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i aeroportit, Agron Mustafa.
Ndërkohë nuk është arritur ende të konfirmohet nëse hiri vullkanik ka arritur edhe mbi Kosovë, sikurse ishte paralajmëruar një ditë më herët.
“Prej mesnatës të natës së kaluar e deri sot në orën 14:00 nuk do të ketë shërbime të trafikut ajror në hapësirën ajrore të Kosovës. Problemi nuk është te ne, por në aeroportet e vendeve perëndimore, ku kontaminimi si pasojë e hirit vullkanik është shumë i lartë”, ka thënë Mustafa.
Trafiku ajror mbetet në përgjithësi i paralizuar edhe mbi Evropë prej hirit të vullkanit.
(d.b/BalkanWeb)