Pranga shqiptarit për shpërndarje kokaine
Një shqiptar është vënë në pranga në Rexhio Emilia, Itali, pasi është kapur me lëndë narkotike. Burime policore kanë bërë të ditur se Durim Doku, 23 vjeç, me dokumente të rregullta në shtetin fqinj është ndaluar, pasi dyshohej si shitës i lëndëve narkotike. Pikërisht për këtë gjë, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij. Gjatë kësaj kohe, karabinierët kanë gjetur 1.5 gramë lëndë narkotike kokainë. Nga hetimet ka dalë se aktiviteti i të arrestuarit zhvillohej poshtë banesës së tij në sheshin “Tricolore”. Lënda narkotike që është gjetur ishte e ndarë në dy qese të ndryshme. Gjithashtu në banesë është gjetur dhe 50 gramë substancë përzierës, që shqiptari Doku e përdorte të rriste sasinë e lëndës narkotike. Policia tha se, pas arrestimit Durim Doku është dërguar në qelitë e Kuesturës së Rexhio Emilias, ku pritet të dalë dhe para gjykatës që të njihet me akuzat e ngritura ndaj tij.
#