E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, mijëra protestues kundër EULEX-it: Mos gjykoni lirinë

PRISHTINE - Me mijëra protestues nga e gjithë Kosova janë duke protestuar kundër EULEX-it dhe në mbrojtje të luftës dhe të figurave udhëheqëse të saj.

Protestuesit kanë filluar marshimin e tyre nga Parkingu i Pallatit të Rinisë nëpërmjet Sheshit “Nena Terezë” drejt Teatrit Kombëtarë, ku drejtues të protestës në emër të protestuesve pritet të mbajnë fjalimet për të shprehur pakënaqësitë rreth arrestimeve të fundit.

Protestuesit po mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe fotografi të Ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ish Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, komandantit të brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demakut, Sahit Jasharit, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi.

Mbishkrimet e pankartave që po mbajnë në duar protestuesit janë “Liri për çlirimtarët”, “Burgosni kriminelët e jo çlirimtarët”, ndërkaq shumë prej tyre kanë të veshur edhe bluza me mbishkrime si “ Unë e vrava Buvllatoviqin”, “Mos ma gjykoni lirinë” etj.Organizatorët vazhdimisht po bëjnë thirrje për qetësi dhe në mbajtjen e rendit ka të pranishëm edhe pjestarë të Policisë së Kosovës, informon rtk.

Organizatorët e protestës janë  disa organizata të dala nga lufta të cilat protestojnë kundër EULEX-it, si reagim ndaj akuzave për krime lufte dhe arrestimeve të disa ish-komandantëve të UÇK-së, të njohur si “Grupi i Drenicës”.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›