E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Protesta e drejtë e shqiptarëve në Martinaj të Plavë Gucisë

Lëvizja Vetëvendosje! ka mbështetur protestat e shqiptarëve në Mal të Zi.
“Ngjarjet që ndodhën më dje më 25 maj në fshatin Martinaj të Plavë Gucisë e kanë zanafillën në përpjekjen më të re për shpërnguljen me forcë të shqiptarëve të kësaj zone. Spastrime pastaj kolonizime kanë ndodhur në Malësinë e Tuzit e të Plavë e Gucisë. Këto muaj shqiptarët në Martinaj kanë qenë nën presionin edhe të Policisë malazeze edhe të ekstremistëve që nëpërmjet arsyetimit e rremë për rindërtimin të objekteve të kultit nxisin përplasje e tension”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje!

Në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje! përshrkuhet situata në Mal të Zi. “Rezistenca e banorëve shqiptarë gjatë këtyre muajve, si dhe protestat në kundërshtim të kësaj farse që synon tjetërsimin e të vërtetës, sollën në arrestimet e dhunshme dje nga Policia malazeze. Arrestimet kanë ndodhur pasi banorët e Martinajt kanë kundërshtuar fillimin e punimeve. Forcat speciale të Policisë malazeze nuk hezituan që t'i arrestonin 23 shqiptarë të Martinajt të cilët, në fakt ishin duke mbrojtur pronat e tyre dhe mbi të gjitha të drejtat e tyre legjitime. Ata u liruan në pasdite pasi që Gjykata i dënoi me gjobë”, vazhdon më tej komunikata.

Sipas LVV-së, autoritetet malazeze dhe pushteti atje ka kohë që punon për të krijuar raste dhe kushte të rënda e me synim shpërnguljen përfundimtare të shqiptarëve nga Plava e Gucia dhe jo vetëm. Në këtë vazhdë edhe ngritja e deponisë më të madhe të mbeturinave buzë fshatit Martinaj ka për qëllim përzënien në afatgjatë të banorëve, pasi që kushtet e jetesës të vështirësohen.

Lëvizja Vetëvendosje! i ka bërë thirrje Tiranës dhe Prishtinës që të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve.
“I bëjmë thirrje Tiranës e Prishtinës zyrtare që të marrin masa urgjente për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Plavë e Guci, duke kërkuar nga Qeveria Malazeze përgjegjësi për çfarë po ndodh”, ka kërkuar LVV./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›